sht42019
Nga dieta hipokalorike, përfitojnë edhe ata që janë të dobët
Edhe tek ata që nuk kanë probleme me mbipeshën, ulja e kalorive prej rreth 300 kalorish në ditë, shoqërohet me një përmirësim të ndjeshëm në faktorët e rrezikut kardiometabolik. Ky është përfundimi i një studimi të kontrolluar 2-vjeçar, me përzgjedhje rastësore, i koordinuar nga William Kraus (profesor i mjekësisë në Universitetin Duke në Durham) dhe i botuar në "The Lancet Diabetes & Endocrinology".
"Studime të shumta sugjerojnë që kufizimi i kalorive është i dobishëm për shëndetin dhe jetëgjatësinë, por a vijnë këto përfitime për shkak të humbjes në peshë?", pyesin studiuesit, të cilët përzgjodhën 218 individë 21-50 vjeç, me një indeks mesatar të masës trupore (BMI) midis 22 dhe 27.9, duke i ndarë ata në dy grupe: njëri grup i ka reduktuar kaloritë me 25% (grupi i ndërhyrjes) dhe tjetri nuk e ndryshoi kontrollin kalorik. "Për gjashtë muajt e parë, pjesëmarrësit e grupit të ndërhyrjes konsumuan tre vakte në ditë, duke marrë pjesë në sesione informacioni në grup dhe individualë, nga maji 2007 deri në shkurt 2010", shpjegojnë autorët e studimit.
Pas ndërhyrjes, pjesëmarrësit humbën 10% të peshës së tyre, të përbërë nga 71% masë e yndyrshme. Dhe, rezultatet flasin qartë: në krahasim me kontrollet, kufizimi kalorik shkaktoi një ulje të vazhdueshme në të gjithë faktorët e matur të rrezikut konvencional kardiometabolik, mes të cilëve, kolesteroli LDL, lipoproteina me densitet të lartë, kolesteroli dhe presioni arterial sistolik dhe diastolik. Për më tepër, ulja e konsumit kalorik përmirësoi ndjeshëm proteinën C reaktive, një shenjë e inflamacionit të lidhur me sëmundjet e zemrës, kancerin dhe rënien konjitive. Edhe ndjeshmëria ndaj insulinës dhe shënjuesit e sindromës metabolike janë përmirësuar gjithashtu.
"Na kanë impresionuar përmirësimet dramatike dhe efektet pozitive që ka pasur kufizimi kalorik mbi të gjitha në trigliceridet, kolesterolin HDL, sheqerin në gjak dhe tensionin", thotë Krausi. Më tej, ai përfundon: "Njerëzit e dobët mund t'i arrijnë këto rezultate mjaft lehtë, për shembull, duke hequr dorë nga ushqimet pas drekës ose pas darkës".
Lancet Diabetes Endocrinol. 2019. doi: 10.1016/S2213-8587(19)30151-2
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31303390