Kardiologji

nën82019

Hipertensioni. Krahasohen barnat e linjës së parë, për nisjen e trajtimit

Për ata që vuajnë nga hipertensioni, frenuesit e enzimës konvertuese të angiotenzinës (ACE) mund të mos jenë zgjidhja më e mirë për të filluar trajtimin. Kështu del nga një studim i sapobotuar në "The Lancet" dhe i koordinuar nga George Hripcsak (Universiteti i Kolumbias), i cili së bashku me kolegët, shqyrtuan të dhënat e 4.9 milionë pacientëve nga nëntë baza ndërkombëtare të dhënash në katër vende.
"Ne kemi dashur të krahasojmë sigurinë dhe efikasitetin e pesë klasave të barnave të linjës së parë në trajtimin e hipertensionit, përfshirë inhibitorët e zakonshëm ACE", shkruajnë studiuesit, të cilët jo vetëm që kanë analizuar se si secili medikament parandalon tre komplikacionet kryesore të hipertensionit: infarktin, pamjaftueshmërinë kardiake dhe iktusin, por gjithashtu kanë verifikuar se në çfarë mase çdo medikament shkakton efekte anësore, të rreshtuara në një listë prej 46 shenjash dhe simptomash.

"Ky është një studim shumëkombësh që mund të sigurojë elemente të dobishme në udhëheqjen e zgjedhjeve për trajtimin e hipertensionit", shprehet autori, duke theksuar se nuk është vetëm madhësia që e dallon këtë studim nga ato të mëparshmit, por metodat e përparuara që optimizojnë besueshmërinë e rezultateve. Një konstatim kryesor ishte që diuretikët tiazidikë janë më efektivë në parandalimin e infarktit, pamjaftueshmërisë dhe iktusit, në krahasim me inhibitorët ACE, duke qenë më të sigurt.
"Të marra individualisht, ndryshimet në sigurinë dhe efikasitetin e trajtimeve të ndryshme mund të duken të vogla, por në një shkallë të madhe ato bëhen të rëndësishme", theksojnë studiuesit, duke theksuar se nëse 2.4 milionë pjesëmarrësit e studimit që përdorën inhibitorë ACE kishin përdorur përkundrazi tiazidikët, mund të ishin shmangur potencialisht më shumë se 3,100 ngjarje të mëdha kardiovaskulare.
"Duke pasur parasysh që ky lloj diuretikësh ka qenë prej kohësh në treg, përballë kostove të ulëta, rezultatet tona duhet të ofrojnë një alternativë të vlefshme për rutinën aktuale të fillimit me inhibitorët ACE në trajtimin e hipertensionit", përfundon Hripcsaku.


Lancet 2019. Doi: 10.1016/S0140-6736(19)32317-7
https://doi.org/10.1016/S0140-6736(19)32317-7


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>