sht142020
Acidi bempedoik dhe edoxabani kundër hiperkolesterolemisë dhe fibrilacionit atrial. Të rejat nga Kongresi i Kardiologjisë
Acidi bempedoik vepron mbi procesin e sintezës së kolesterolit, në rrjedhën e targetit hepatik të statinave, duke reduktuar ndjeshëm kolesterolin lipoproteik me densitet të ulët (C-Ldl) kur u shtohet statinave dhe terapive të tjera për uljen e lipideve. Falë mekanizmit të tij novator të veprimit, acidi bempedoik nuk është aktiv në muskujt skeletorë, gjë që ul mundësinë e përjetimit të efekteve anësore të lidhura me muskujt. Bari është aprovuar në Evropë për të ulur C-Ldl te të rriturit me hiperkolesterolemi primare ose dislipidemi të përzier.
Në Kongresin ESC (Shoqata Evropiane e Kardiologjisë) 2020, janë prezantuar të dhënat e një zgjatjeje prej 78 javësh të hapura të studimit Clear Harmony, në të cilin, acidi bempedoik ka shfaqur një tolerueshmëri konstante dhe efikasitet konsistent për 2,5 vitet shtesë të trajrimit.
Acidi bempedoik kundër kolesterolit
Studimi Clear Harmony, që zgjati 52 javë, kishte treguar tashmë se acidi bempedoik në përgjithësi tolerohej mirë gjatë gjithë periudhës së studimit dhe uli ndjeshëm C-Ldl në krahasim me placebon në 12 javë, kur u shtohej statinave dhe trajtimeve të tjera orale për uljen e lipideve (Llt).
Ata që kishin përfunduar Clear Harmony, kanë patur mundësi të regjistroheshin në zgjatimin e studimit, në të cilin të gjithë pjesëmarrësit kanë marrë acid bempedoik për 78 javë shtesë, që do të thotë se disa pacientë morën trajtim për 130 javë gjithsej. Rezultatet e studimit të zgjatur treguan se acidi bempedoik uli ndjeshëm C-Ldl me 14.4%, kur iu shtua terapisë me statina në dozën maksimale të toleruar, di dhe Llt të tjera gjatë 78 javëve të trajtimit, gjë që përputhet me rezultatet e vëzhguara në studimin origjinal.
"Shumë njerëz kanë nevojë për trajtime afatgjata që tolerohen mirë dhe ndihmojnë në mbajtjen e niveleve të C-Lld të ulëta, në mënyrë që të ulin rrezikun e ngjarjeve kardiovaskulare, siç janë infarkti dhe iktusi. Prandaj, është e rëndësishme të dihet se si njerëzit i përgjigjen trajtimit për periudha më të gjata kohore", tha Kausik Ray, Profesor i Shëndetit Publik në Imperial College në Londër. "Ky studim mund t'u japë kolegëve tanë sigurinë se reduktimet në Ldl që ne vërejmë me acidin bempedoik që u shtohet statinave ose terapive të tjera për uljen e lipideve, ruhen me kalimin e kohës, pa një shtim të konsiderueshëm të ngjarjeve anësore të përgjithshme".
Veç të tjerash, deri në 80% e njerëzve që marrin statina ose terapi të tjera për uljen e lipideve nuk arrijnë nivelet e rekomanduara të C-Ldl, duke rritur rrezikun për infarkt apo iktus. Acidi bempedoik dhe kombinimi i dozës fikse të acidit bempedoik/ezetimibe veprojnë në mënyrë plotësuese ndaj Llt-ve ekzistuese dhe mund të bëhen trajtime të rëndësishme shtesë për pacientët që nuk i arrijnë synimet e tyre C-Ldl.
Edoxabani. Studim mbi praktikën klinike të më shumë se 26,000 pacientëve
Në ESC u prezantuan edhe të dhënat një vjeçare të katër analizave dytësore të programit evropian dhe global Etna-Af (Trajtimi Edoxaban në prActice klinike routiNe në pacientët me Fibrilacion Atrial jo valvular), që vlerëson përdorimin e edoxabanit në praktikën klinike të më shumë se 26,000 pacientëve me fibrilacion atrial në të gjithë botën. Duhet të theksohet se, në popullatat e prekshme si të moshuarit, pacientët e dobët dhe ata me insuficiencë renale (komorbiditet i zakonshëm për njerëzit me fibrilacion atrial) antikoagulimi për parandalimin e iktusit, shpesh nuk përshkruhet, për shkak të rrezikut të gjakderdhjes, megjithëse këta pacientë janë ndër më të rrezikuarit nga ngjarjet ishemike, siç është iktusi.
Rezultatet te pacientët e dobët dhe të moshuar, që i nënshtrohen kujdesit klinik rutinë, treguan një incidencë gjakderdhjeje dhe hemorragjie intrakraniale (Ich) të konsideruar të ulët nga eksperimentuesit. Kështu, përforcohen provat mbi efikasitetin dhe sigurinë e edoxabanit në këto popullata. "Pacientët e moshuar dhe të dobët kanë qenë të nënpërfaqësuar në disa studime mbi parandalimin e iktusit të shkaktuar nga fibrilacioni atrial dhe kjo ka sjellë pak prova për të mbështetur përdorimin e përditshëm të Naoao në këtë tipologji pacientësh", shpjegoi Ameet Bakhai, drejtori i Kërkimit dhe Zhvillimit Kardiovaskular (Royal Free London Nhs Trust, Britani e Madhe).
Për këtë arsye, këto të dhëna të reja duhet t'u japin mjekëve njëfarë besimi mbi efikasitetin dhe profilin e sigurisë së edoxabanit, për të ulur rrezikun e goditjes në popullatat e moshuara dhe të dobëta, të prekura nga fibrilacioni atrial". Nga analiza e regjistrit Etna-Af-Europe, doli se në lidhje me moshën, perceptimi i mjekut për dobësinë duket se është një tregues më i mirë për rezultatet klinike. Në një analizë të dytë të regjistrit, 13,021 pacientë me insuficiencë renale janë vrojtuar për të vlerësuar karakteristikat fillestare dhe rezultatet e ndjekjes një vjeçare. Në këto analiza midis tre grupeve, të klasifikuara sipas niveleve të klirensës së kreatininës (Crcl), ata që trajtohen me edoxaban treguan një incidencë të ulët të goditjes ishemike dhe hemorragjike dhe këto rezultate ishin të ngjashme te pacientët në të gjitha grupet e studiuara. Rezultate të mëtejshme nga regjistri global bënë të mundur vlerësimin e sigurisë dhe efikasitetit të edoxabanit të administruar te pacientët me fibrilacion atrial në dozën e rekomanduar ose jo të rekomanduar, në mbi një vit të praktikës klinike dhe treguan se edoxabani është përshkruar në dozën e rekomanduar në shumicën dërrmuese të pacientëve, por edoxabani ka tendencë të përshkruhet në një dozë jo të rekomanduar më shpesh, kur vlerat e Crcl ose peshës trupore janë më afër kufijve të rekomanduar për reduktimin e dozës.