Kardiologji

sht232020

Kafeja e filtruar lidhet me rrezik më të ulët për infarkt dhe vdekshmëri

Sipas një studimi të botuar në "European Journal of Preventive Cardiology", kafeja e filtruar shoqërohet me vdekshmëri më të ulët sesa konsumimi i asaj të pafiltruar ose çdo lloj kafeje. "Studimi ynë siguron prova të forta dhe bindëse për një lidhje midis metodave të përgatitjes së kafesë, atakeve të zemrës dhe jetëgjatësisë", tha autori kryesor Dag Thelle, nga Universiteti i Gothenburgut në Suedi. Dihej tashmë që konsumi i kafesë ishte i lidhur me rritjen e kolesterolit total dhe kolesterolit LDL, demonstruar nga vetë Thelle dhe se substancat fajtore mund të hiqen përmes një filtri. Krahasuar me kafenë e filtruar, një filxhan kafe e pafiltruar përmban rreth 30 herë më shumë përqendrim të substancave që rrisin lipidet.

Në këtë studim, mbi 500,000 individë të shëndetshëm të moshës 29-79 vjeç, përfaqësues të popullsisë norvegjeze, të regjistruar në periudhën 1985-2003 dhe të ndjekur për rreth 20 vjet, plotësuan një pyetësor mbi konsumin e kafesë. Të dhënat u mblodhën gjithashtu për variabla të ndryshëm, të tillë si pirja e duhanit, pesha, presioni i gjakut ose aktiviteti fizik. Nga 46,341 që vdiqën, 12,621 vdiqën nga sëmundje kardiovaskulare dhe 6,202 nga sëmundja ishemike e zemrës. Krahasuar me moskonsumimin e kafesë, pirja e kafesë së filtruar ka qenë e lidhur me një rrezik 15% më të vogël për vdekjen nga çfarëdolloj shkaku. Për vdekjen nga sëmundjet kardiovaskulare, rreziku ishte 12% më i ulët te burrat dhe 20% më i ulët te gratë. Vdekshmëria më e ulët u vërejt mes atyre që pinin 1 deri në 4 filxhanë kafe të filtruar në ditë.

"Zbulimi se ata që pinin kafe të filtruar dolën disi më mirë se ata që nuk pinin fare kafe, nuk mund të shpjegohet nga asnjë variabël tjetër, si mosha, gjinia ose zakonet e jetës", tha Thelle. Rreziku i vdekjes për çfarëdolloj shkaku, ose nga sëmundjet kardiovaskulare, ose nga infarkti tek ata që pinin kafe të filtruar ishte gjithashtu më i ulët sesa tek ata që e pinin të pafiltruar. "Analiza jonë tregon se kjo ndodhte pjesërisht për shkak të efektit të rritjes së kolesterolit te kafeja e pafiltruar", vazhdoi autori. Kafeja e pafiltruar, krahasuar me moskonsumimin e kafesë, shoqërohej me rritje të vdekshmërisë vetëm te burrat e moshës 60 vjeç e lart, te të cilët kafeja e pafiltruar ishte e lidhur me vdekshmëri më të lartë kardiovaskulare. Siç shpjegoi Thelle, ishte në dispozicion vetëm një masë e konsumimit të kafesë dhe ndërsa zakonet e pirjes ndryshuan në Norvegji gjatë ndjekjes, ekziston mundësia që burrat e moshuar të kishin më pak të ngjarë se gratë ose burrat e rinj, të kalonin te kafeja e filtruar.


Eur J Prev Cardiol. 2020. Doi: 10.1177/2047487320914443
https://doi.org/10.1177/2047487320914443


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>