Kardiologji

maj232022

Stenoza e aortës. Më mirë të ndërhyhet para se të shfaqen simptomat

Kirurgjia e zëvendësimit të valvulës së aortës duhet të bëhet më shpejt se zakonisht te njerëzit me stenozë të valvulës aortale, sipas një studimi të ri të publikuar në Open Heart. "Po flasim për një nga valvulopatitë më të shpeshta dhe më të rënda, të shkaktuar nga ngushtimi i hapjes së valvulës së aortës. Pasi pacientët zhvillojnë simptoma të tilla, si: gulçim ose dhimbje gjoksi, udhëzimet rekomandojnë zëvendësimin e valvulës së ngushtuar. Por, shumë pacientë me stenozë aortale nuk kanë simptoma edhe kur kanë ngushtim të rëndë të valvulës dhe për këtë arsye, teorikisht, nuk janë ende të përshtatshëm për zëvendësim", shpjegon Vassilios Vassiliou, Universiteti i Anglisë Lindore, autori kryesor i studimit.
Studiuesit u përpoqën të kuptonin nëse operacioni për zëvendësimin e valvulës ishte kryer më së miri përpara se të shfaqeshin simptomat dhe për këtë, ata kryen një rishikim sistematik dhe metanalizë, duke krahasuar ndërhyrjen e hershme me menaxhimin konservativ te pacientët me stenozë të rëndë të aortës, asimptomatike. Ata analizuan të dhënat nga të gjitha studimet e disponueshme, për një numër të përgjithshëm prej 3,798 pacientësh të përfshirë. Ekspertët kanë zbuluar se ndërhyrja e hershme, pra, e kryer përpara se pacientët të shfaqin simptoma, shoqërohet me një rrezik më të ulët për vdekje dhe shtrimit në spital për dështimin e zemrës. Autorët besojnë se në kohën kur pacientët zhvillojnë simptoma, ka të ngjarë që të ketë pasur dëmtime të pakthyeshme në muskulin e zemrës. Kjo, nga ana tjetër, mund të shkaktojë një prognozë më të keqe dhe rezultate të pafavorshme edhe pas operacionit të suksesshëm dhe për këtë arsye, koha e operacionit të valvulës aortale është vendimtare.
"Shpresojmë që rezultatet tona do të lajmërojnë fillimin e një ndryshimi në menaxhimin e pacientëve me stenozë aortale, duke lejuar më shumë ndërhyrje te njerëzit që janë ende asimptomatikë", përfundojnë studiuesit.


Open Heart 2022. Doi: 10.1136/openhrt-2022-001982
http://doi.org/10.1136/openhrt-2022-001982


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>