Kardiologji

sht152022

Deambulimi te pacientët me sëmundje arteriale periferike. Nuk sjell dhimbje dhe as përfitim

Për pacientët me sëmundje arteriale periferike (PAD) ecja me intensitet të ulët, pra pa simptoma në gjymtyrët e poshtme, zvogëlon shpejtësinë në testin e ecjes 6 minutësh (6MWT) dhe përkeqëson performancën fizike në krahasim me atë që është vërejtur te pacientët që ecin në ritme më të shpejta dhe kanë raportuar dhimbje ishemike në këmbë. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në Journal of American Heart Association, i koordinuar nga Mary McDermott nga Shkolla e Mjekësisë Feinberg në Universitetin Northwestern, Çikago. 

"Krahasuar me një grup kontrolli që nuk ushtrohej, ecja në shtëpi me një ritëm që shkakton dhimbje ishemike në këmbë përmirëson ndjeshëm shpejtësinë e deambulimit pas gjashtë muajsh ndjekjeje", shkruajnë autorët, të cilët kryen një analizë post hoc të studimit LITE (Low Intensity Exercise Intervention in Peripheral Artery Disease).

Nga rezultatet e provës së kryer me përzgjedhje rastësore, të publikuar në JAMA në vitin 2020, u zbulua se te pacientët që bënin ecje me intensitet të ulët në shtëpi, rezultatet e 6 MWT për sa i përket distancës së përshkuar ishin më të këqija krahasuar me pacientët e caktuar ne grupin e ecjes me intensitet të lartë.

"Mjekët duhet t'u shpjegojnë pacientëve me sëmundje arteriale periferike se dhimbja e këmbës gjatë ecjes përkthehet në përfitime të rëndësishme për shëndetin e tyre. Prandaj është e nevojshme që ata të inkurajohen për ecin me një mik ose të dëgjojnë muzikë ose libra audio për të shpërqendruar veten dhe për të toleruar më mirë shqetësimet që iu krijohen gjatë deambulimit", vazhdon studiuesi, duke shtuar se përfitimi në performancën fizike arrihet duke ecur me një ritëm që shkakton simptoma ishemike në këmbë brenda 10 minutave nga fillimi i deambulimit.

"PAD-ja shpesh nëndiagnostikohet, veçanërisht te pacientët mbi 50 vjeç, të cilët kanë vështirësi për të ecur në distanca të gjata, një deri në dy blloqe, dhe kanë një histori të diabetit, pirjes së duhanit, kolesterolit të lartë ose hipertensionit", përfundon McDermott, duke kujtuar se sëmundja mund të diagnostikohet lehtësisht në një mënyrë jo invazive përmes matjes së indeksit kyç-krah, i cili konsiston në matjen e presionit të gjakut sistolik me dy aparate Doppler në nivelin e kyçeve dhe krahëve, duke llogaritur raportin që normalisht duhet të jetë më i lartë se 0,95.

 

JAHA 2022. Doi: 10.1161/JAHA.121.025063
http://doi.org/10.1161/JAHA.121.025063


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>