Kardiologji

nën102022

Covid-19 rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekshmërinë

Sipas një studimi të botuar në revistën Heart, infeksioni Covid-19, veçanërisht në rastet e rënda që kërkojnë hospitalizim, shoqërohet me rritje rrezikut kardiovaskular dhe vdekshmërisë.

"Studimet e mëparshme sugjerojnë se njerëzit me infeksion të mëparshëm Covid-19 janë më të rrezikuar nga çrregullime të mëvonshme kardiovaskulare", thotë autorja kryesore e studimit Zahra Raisi-Estabragh nga Universiteti Queen Mary në Londër, duke vënë në dukje se këto studime janë kryesisht retrospektive dhe nuk kanë lidhje me ashpërsinë e infeksionit Covid-19.

Për të hetuar mbi këtë temë, autorët analizuan të dhënat e 53,613 pjesëmarrësve në Biobank në Britani, nga të cilët 17,871 ishin infektuar me Covid-19 midis marsit 2020 dhe marsit 2021, ndërsa 35,742 të tjerët nuk kishin pasur infeksion.

"Të gjithë pjesëmarrësit u monitoruan deri në shfaqjen e një sëmundjeje kardiovaskulare ose vdekje deri në fund të marsit 2021", vazhdon autorja, e cila së bashku me kolegët zbuloi se në krahasim me pjesëmarrësit që nuk kishin infektuar, ata të cilët ishin infektuar nga Covid-19 dhe nuk ishin hospitalizuar kishin gati 3 herë më shumë mundësi të zhvillonin tromboembolizëm venoz të thelle (TEV) dhe 10 herë më shumë gjasa të vdisnin nga të gjitha shkaqet.

Përveç kësaj, rreziku i TEV-it u rrit me më shumë se 27 herë, ai i insuficiencës kardiake me 21.5 herë dhe ai iktusit me 17.5 herë pas hospitalizimit. Por jo vetëm kaq: mundësitë për të zhvilluar fibrilacion atrial, perikardit ose atak kardiak ishin përkatësisht 15, 14 dhe 10 herë më të larta te subjektet me Covid-19, krahasuar me ata që nuk ishin infektuar.

Në një editorial shoqërues, Anda Bularga nga Universiteti i Edinburgut në Skoci dhe kolegët thonë se studimi konfirmon lidhjen midis inflamacionit sistemik sekondar ndaj infeksioneve të traktit respirator dhe rritjes së rrezikut kardiovaskular. "Shpresojmë që këto të dhëna të përmirësojnë trajtimin dhe parandalimin e ngjarjeve kardiovaskulare të lidhura me Covid-19 në të ardhmen", përfundon Bularga.

 

Heart 2022. Doi: 10.1136/heartjnl-2022-321492
http://dx.doi.org/10.1136/heartjnl-2022-321492

Heart 2022. Doi: 10.1136/heartjnl-2022-321748
http://dx.doi.org/10.1136/heartjnl-2022-321748


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>