Kardiologji

jan162023

Kreatinë fosfokinaza ndihmon në diagnostikimin e miokarditit të shkaktuar nga antitrupat monoklonalë

Një strategji e re për shqyrtimin e miokarditit të shkaktuar nga antitrupat monoklonale në trajtimin e kancerit është paraqitur në një studim të botuar në "JACC: CardioOncology".

Inhibitorët e checkpoint-it imunitar janë antitrupa monoklonalë që përmirësojnë sistemin imunitar dhe përgjigjen e tij kundër qelizave kancerogjene. Megjithatë, ekziston rreziku që aktiviteti imunitar i shtuar i medikamentit mund të shkaktojë dëmtim të organeve të ndryshme, përfshirë miokarditin.

"Inhibitorët e checkpoint-it imunitar kanë revolucionarizuar trajtimin e llojeve të ndryshme të kancerit, por pacientët që zhvillojnë miokardit si një ndërlikim sado të rrallë, shpesh paraqiten me vonesë, me të paktën 50% mundësi për vdekje", autori kryesor i studimit thotë Salim Hayek nga Universiteti i Miçiganit.

Diagnostikimi i miokarditit nga inhibitorët e checkpoint-it imunitar është sfidues sepse nuk ekziston asnjë test që mund ta diferencojë atë nga shkaqet e tjera të dëmtimit të zemrës.

Studiuesit analizuan më shumë se 2,600 pacientë me kancer të trajtuar me inhibitorë të checkpoint-it imunitar në Universitetin Shëndetësor të Miçiganit në periudhën qershor 2014-dhjetor 2021, dhe vunë re se shumica dërrmuese e pacientëve të diagnostikuar me miokardit të shkaktuar nga inhibitorët e checkpoint-it kishin gjithashtu shenja të hershme të dëmtimit të muskujve dhe mëlçisë. Nga këta pacientë, 95% e tyre kishin të paktën tre bioshënjues të lartë, krahasuar me vetëm 5% të pacientëve pa miokardit. 

Ndër bioshënjuesit jo-kardiakë, kreatinë fosfokinaza, e cila sinjalizon dëmtimin e muskujve, lidhet gjithashtu edhe me zhvillimin e miokarditit, si dhe vdekjen nga të gjitha shkaqet.

Studiuesit kanë arritur në përfundimin se klinicistët duhet të monitorojnë në mënyrë rutinore pacientët e trajtuar me inhibitorë të checkpoint-it imunitar për të vlerësuar: bioshënjuesit e dëmtimit të organeve, kreatinë fosfokinazën për dëmtimin e muskujve, aspartat dhe alanin aminotransferazën për dëmtimin e mëlçisë dhe laktat dehidrogjenazën për dëmtimin e indeve.

"Nëse nivelet e kreatinë fosfokinazës janë të ulëta, ose brenda kufijve normalë, diagnostikimi i miokarditit të shkaktuar nga inhibitorët e checkpoint-it imunitar ka shumë gjasa të jetë i pamundur", përfundojnë autorët.

 

JACC: CardioOncology 2022. Doi: 10.1016/j.jaccao.2022.11.004
http://doi.org/10.1016/j.jaccao.2022.11.004


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>