Diabetologji

gus292014

Dieta mesdhetare dhe vaji i ullirit mbrojnë të rriturit nga diabeti

Në karahasim me ushqimet që nuk kanë yndyrna, dieta mesdhetare e cila gatuhet me me vaj ulliri extra të virgjër ul me 1/3 probabilitetin për tu sëmurur me diabet në të rriturit me rrisk të lartë kardio-vaskularë.
Ja rezultatet e një studimi të publikuar në Annals of Internal Medicine dhe i koordinuar nga Jordi Salas - Salvado studiues në Universitat Rovira i Virgili në Reus, Spanjë. Të dhënat vijnë nga nën-studimi spanjoll PREDIMED, Prevención con Dieta Mediterránea , me pacientë që nuk kishte diabet në fillim të follow-up, dhe tregojnë se dieta mesdhetare e përdorur për një kohë të gjatë kur i shtohet vaj ulliri i virgjër pa kufizim në kalori, redukton në mënyrë të konsiderueshme frekuencën e diabetit tip 2 në  të rriturit me rrezik të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare (CVC)", shpjegon Salvado. Dieta mesdhetare, relativisht e varfër në produktet e qumështit, është mjaft e pasur në yndyrna, e cilat shkojnë deri në 30-40% të totalit të kalorive dhe vijnë nga burime bimore të tilla si arra, bajame dhe, natyrisht, vaji i ullirit. Të ngjashëm jënë edhe salcat e zakonshme me domate, qepët, hudhrat, dhe erëzat si dhe konsumi i moderuar i verës. "Është një dietë e mirë e cila lidhet drejtpërdrejtë me parandalimin primar të diabetit për të gjithë popullsinë dhe grupmoshat", rinis Salvado. Në studimin PREDIMED, të zhvilluar gjatë 2003 dhe 2011, morën pjesë 7447 subjekte me rrisk të lartë CVC të moshave 55-80 vjeç, 57% gra, të ndara në mënyrë të rastësishme në tre grupe: i pari ndiqte një dietë mesdhetare plotësuar me vaj ulliri ekstra i virgjër, i dyti një dietë mesdhetare me shtimin e bajameve, arrave dhe lajthive, ndërsa grupi i fundit ishte izokalorikë  por me sasi të ulët në yndyrna shtazore dhe bimore.
Dietat e ndryshme nuk ishin të kufizuara në kalori, dhe pjesëmarrësit ndiqeshin nga dietologë me kontrolle tremujore dhe seanca edukative për ruajtjen dhe respektimin e dietës duke i ndihmuar edhe me listat e produkteve që duhet të blinin, menu dhe receta gatimi për secilin grup. Rezultatet, botuar në shkurt të vitit 2013, tregonin se dieta mesdhetare ulte ndjeshëm rrezikun e ngjarjeve kardiovaskulare (me 30% në krahasim me kontrollet)  pas gati pesë vjet ndjekjeje (follow-up dinamic).
"Duke analizuar të dhënat na bëri përshtyoje fakti se sipas rezultateve paraprake të një prej 11 qendrave PREDIMED dieta mesdhetare dukej për të reduktuar incidencën e diabetit tip 2 në bazë të 55 rasteve të incidenteve" rifilloi studiues spanjoll, i cili së bashku me kolegët  vendosi të testojë hipotezën duke kryer një nën-studim në 3841 pjesëmarrës në PREDIMED të cilët nuk kishin shfaqur diabet në fillimin e studimit. Gjatë periudhës së observimit, 273 subjekte zhvilluar diabet: 6.9% ishin pjesë e grupit të trajtuar me dietë mesdhetare-vaj ulliri extra të virgjër, 7.4% në grupin djetë mesdhetare-fruta të thata dh 8.8% në grupin e kontrollit me pak yndyrna ushqimore.
"Pas rregullimeve të duhura për faktorët ngatërrues, ulja e rrezikut për diabet të dietës mesdhetare në krahasim me grupin e kontrollit ishte 30%, me rëndësi të dukshme statistikore në grupin e trajtuar me shtimin e vajit të ullirit ekstra të virgjër në krahasim me grupin që konsumonte fruta të thata. Efektet anti-diabetik të dietës mesdhetare ndoshta varen nga  prania e pakët e glicemiantëve në të dhe nga përmbajtja e lartë në minerale, polifenole dhe substanca të tjera që luftojnë stresin oksidativ, inflamacionin dhe rezistencën insulinike," përfundon Salvado.


Ann Intern Med. 2014;160(1):1-10-10.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>