Diabetologji

jan162015

Metodë e re në diagnostikimin e Diabetit Tip 1

Diabeti Tip 1, që zakonisht gjendet tek fëmijët dhe të rinjtë, trajtohet me insulin dhe me dietë të kujdesshme për të mbajtur sheqerin në gjak në nivele normale. Diagnostikimi i sëmundjes bëhet përmes analizave të gjakut, një përvojë jo fort e pëlqyeshme për moshët e reja. Studiuesit në Britani thonë se kanë zbuluar një mjet të ri dhe të thjeshtë testimi, që nuk ka nevojë për analizën e gjakut, por thjesht analizon frymëmarrjen e pacientit. Sipas përllogaritjeve, çdo vit rreth 80 mijë fëmijë diagnostikohen me diabet Tip 1. Kjo sëmundje e sistemit imunitar mund të bëhet vdekjeprurëse nëse nuk trajtohet. Zbulimi në faza të hershme është shumë i rëndësishëm. Profesori i Universitetit të Oksfordit, Gus Hancock, thotë se kjo vjen si rezultat i përbërësve "ketone" në gjakun e pacientit. "Era e gojës vjen nga kimikati "keton". Mjekët e kanë konstatuar prej kohe erën e gojës së pacientëve për të diagnostikuar sëmundjen e diabetit Tip 1."
 Studiuesit britanikë thonë se kanë krijuar një pajisje portative që analizon erën e gojës dhe zbulon madje edhe sasitë e vogla të ketonit tek pacientët. Ian Champbell, shef i laboratorit të Oxford Medical Diagnostics, thotë se nuk ishte e lehtë krijimi i pajisjes portative pasi fryma e njeriut përmban molekula të miliona përbërësve, ndërsa testi kërkon zbulimin e vetëm njërës prej tyre. "Pacienti fryn në pajisje dhe nxjerrim prej saj përbërien organike që duam të masim, në këtë rast të ketonit. Fryma kalon përmes pajisjes ku bëhet matja përkatëse". Professor Gus Hancock, bashkëautor në prodhimin e pajisjes, thotë se analiza të ngjashme ekzistojnë por në pajisje shumë të mëdha dhe të rënda. "Synimi ishte krijimi i një pajisjeje të vogël dore, që dikush mund ta përdor vetë duke çliruar frymëmarrjen në të". Studiuesit thonë se analizuesi i ri duhet të jetë gati për mjekët brenda një viti, ndërsa variante më të vegjël, për individë mund të dalin edhe më vonë. Ata theksojnë se analizuesi i frymëmarrjes duhet të shërbejë vetëm si faza e parë në procesin e diagnostikimit dhe të plotësohet me analizat e gjakut.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>