Diabetologji

mar282015

"Seven countries study" : dieta mesdhetare dhe parandalimi kardiovaskular

Dieta mesdhetare bashkangjitet me nivele më të ulëta treguesish të vdekshmërisë qoftë koronarike, qoftë për të gjitha kauzat dhe studime të mëtejshme kanë bërë të mundur dokumentimin në një shkallë të gjerë, të virtyteve të kësaj mënyre të të ushqyerit. Përfundimet e një studimi revizionar mbi rolin e "Seven countries study of cardiovascular diseases" në identifikimin e dietës mesdhetare të publikuar tek revista "Nutrition, Metabolism & Cardiovascular Diseases" i shkruar nga Alessandro Menotti i Shoqatës për kërkimet kardiologjike në Romë dhe Paolo Emilio Puddu i departamentit të Shkencave kardiovaskulare,respiratore, nefrologjike, anesteziologjike dhe geriartrike tek Universiteti "Sapienza" në Romë. "Seven countries study of cardiovascular diseases" i filluar në fund të viteve 50, vazhdon të zhvillohet edhe pas gati më shumë se gjysëm shekuli-, thonë autorët të cilët shpjegojnë se në fillim të tij, studimi është kryer mbi 16 grupe në 8 kombe të 7 shteteve, për një total 12.763 burrave në moshë të mesme të cilët vijnë nga kultura të ndryshme në zona të ndryshme gjeografike. Një grup u përzgjodh në Shtetet e Bashkuara, dy në Finlandë, një në Hollandë, tre në Itali, dy në Kroaci, tre në Serbi, dy në Greqi dhe dy në Japoni. Objektivat parësor në këtë studim ishin tre: të caktosh nëse popullatat e ndryshme përbënin ndryshime parandalimi, tregues dhe vdekshmëri kardiovaskulare, të verifikosh nëse diferenca të tilla mund të shpjegohen edhe nga stile të ndryshme jetese, zakone ushqimore ose karakteristika të tjera të popujve të vëzhguar, të kuptosh kush ishin faktorët e rrezikshmërisë në gjëndje për të parashikuar evente koronarike dhe kardiovaskulare. Rrezultatet kanë treguar nivele të ndryshme të treguesit dhe vdekshmërisë për sëmundje kardiovaskulare dhe mbijetesë afatgjatë, me tregues më të lartë në Amerikën e Veriut dhe Europën e Veriut si dhe më të ulët në zonën mesdhetare të Europës meridionale dhe Japonisë. " Diferenca të tilla varen nga vlera të ndryshme në nivelet e yndyrnave saturike, të kolesterolit dhe faktorë të tjerë rrezikshmërie-, shpjegojnë autorët duke theksuar se këto njohuri kanë influencuar zakonet ushqimore të miliona personave duke kontribuar ndoshta në uljen e treguesve të vdekshmërisë për sëmundje kardiovaskulare në shumë vënde të botës dhe përfundojnë duke thënë se: " Për këtë arsye dieta mesdhetare është bërë pika e referimit për fushatat e parandalimit të sëmundjeve kardiovaskulare-.

Nutr Metab Cardiovasc Dis. 2015;25(3):245-52

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>