Diabetologji

nën82018

Me apo pa diabet, glicemia parashikon rrezikun kardiovaskular pas operacionit jo kardiak

Sipas studimit GlucoVision që sapo është publikuar në "Lancet Diabetes & Endocrinology", nivelet e larta të glukozës në gjak të matura rastësisht ose esëll, para operacionit jo kardiak mund të parashikojnë rrezikun e lezioneve të miokardit dhe vdekjen në ditët pas operacionit, pavarësisht nga prania ose mungesa e diabetit.
"Megjithëse mekanizmat mbetet të qartësohen, glicemia duket se lidhet drejtpërdrejt me incidencën e mëvonshme nga një dëmtim kardiovaskular te pacientët diabetikë dhe jo diabetikë, duke filluar nga vlerat glicemike shumë më poshtë atyre të përdorura për diagnostikimin e diabetit", ka thënë bashkautori Zubin Punthakee (Universiteti McMaster, Kanada).

Kërkuesit analizuan në mënyrë perspektive të dhënat e 11,954 pacientëve 45 vjeç ose më shumë (mosha mesatare 66 vjeç, 51% femra) të shtruar për ndërhyrje kirurgjikale jo kardiake në periudhën 2006-2011, si pjesë e studimit GlucoVISION, një studim i kryer nga 12 qendra në tetë vende. Rezultati kryesor ishte dëmtimi i miokardit brenda 3 ditëve pas operacionit, ndërkohë që rezultati dytësor ishte vdekshmëria nga çfarëdolloj shkaku, brenda 30 ditësh pas operacionit. Si konkluzion, autorët zbuluan se pacientët me diabet, jo vetëm që kishin pothuaj dyfishin e mundësive krahasuar me jo diabetikët për të pësuar lezione të miokardit pas kirurgjisë, por kishin gjithashtu një rrezik në rritje për vdekje brenda 30 ditëve pas operacionit.

Jo vetëm kaq: te diabetikët ka pasur gjithashtu një marrëdhënie të vazhdueshme midis rritjes së vlerës glicemike esëll dhe rrezikut si nga lezionet e miokardit, ashtu edhe nga vdekja brenda 30 ditëve. Te jo diabetikët, megjithatë, studiuesit zbuluan se vlera e glukozës të paktën 143 mg/dl e matur nga mostrat e marra në mënyrë të rastësishme dhe të paktën 136 mg/dl esëll, janë të lidhura ngushtë me një rritje të rrezikut për dëmtim të miokardit në tri ditët që pasojnë ndërhyrjen. Punthakee konkludon: "Ky punim konfirmon rëndësinë e vlerësimit glicemik para një ndërhyrjeje kirurgjikale, duke nxitur dialogun mes kirurgut, kardiologut, internistëve dhe anestezistëve, për të vlerësuar rrezikun post operativ, duke përmirësuar parashikimin e rezultateve të mundshme pas operatore".

 

Lancet Diabetes Endocrinol. 2018. doi: 10.1016/S2213-8587(18)30205-5
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30057170


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>