Diabetologji

nën122019

Përdorimi i ticagrelorit te diabetikët; kur përfitimet kapërcejnë rreziqet

Shtimi i ticagrelorit në terapinë me aspirinë për të reduktuar rrezikun e ishemisë, te pacientët e prekur nga diabeti i tipit 2 dhe sëmundja koronarike e qëndrueshme, nuk është gjithnjë një opsion i vlefshëm. Dobitë, në fakt, nuk i kapërcejnë rreziqet e hemorragjisë, përveçse nëse pacienti i është nënshtruar një ndërhyrjeje koronarike perkutane (PCI). Të dhënat na vijnë nga studimet THEMIS e THEMIS-PCI, të prezantuara në kongresin ESC 2019 dhe të publikuara përkatësisht në "New England Journal of Medicine" e "The Lancet".

"Konkluzioni ynë është se do të ishte e nevojshme një përzgjedhje e vëmendshme e pacientëve për të përcaktuar se cilët prej tyre mund të përfitojnë nga terapia e dyfishtë antitromobocitare", konfirmon Deepak Bhatt (Brigham and Women's Hospital në SHBA), një nga autorët kryesorë. Rezultatet e THEMIS-it, që ka përfshirë 19.220 pacientë, tregojnë se, në rreth 3.3 vjet, grupi i trajtuar me ticagrelor dhe aspirinë, ka patur një incidencë eventesh kardiovaskulare ishemike më të vogla, krahasuar me atë të trajtuar me placebo dhe aspirinë, por edhe përqindje më të larta gjakderdhjeje madhore dhe hemorragjie intrakranike. Gjithashtu, me ticagrelorin nuk ka patur një përfitim klinik të pastër, të matur me dëmtime të pakthyeshme (siç është gjakrrjedhja fatale), që është vënë re në nëngrupin e pacientëve që i janë nënshtruar një PCI-je (11.154 vetë).

Studimi THEMIS-PCI tregon në fakt se te këta pacientë, trajtimi me ticagrelor plus aspirinë, rezulton, krahasuar me kontrollin, në një përqindje më të ulët vdekjeje kardiovaskulare, infarkti të miokardit e iktusi, si dhe gjakderdhje fatale. Incidenca e gjakderdhjes madhore ka rezultuar më e lartë, ndërsa ajo e hemorragjisë intrakranike, e ngjashme. Bhatti shpjegon se rezultatet pozitive mund të varen nga fakti që një pacient i cili ka marrë PCI (në disa raste, edhe 10 vjet para studimit) i është nënshtruar ndoshta terapisë antitrombocitare parësore apo të dyfishtë për disa muaj dhe e ka toleruar atë.

Sipas Marco Valgimiglit (Spitali Universitar i Bernit në Zvicër), klinicistët duhet të marrin në konsideratë kombinimin e ticagrelorit dhe aspirinës si një opsion të ri trajtimi për diabetikët me sëmundje koronarike të qëndrueshme, që i janë nënshtruar një PCI-je, por nënvizon nevojën për shqyrtime të mëtejshme, duke qenë se përzgjedhja optimale e pacientëve, kohët e fillimit dhe kohëzgjatja e trajtimit, nuk janë shumë të qarta.
"THEMIS-i i shtohet një liste të gjatë kërkimesh që e kanë studiuar ticagrelorin në popullsi të ndryshme pacientësh", thotë në një editorial mbi temën, Eric Bates (Universiteti i Miçiganit).


N Engl J Med. 2019. doi: 10.1056/NEJMoa1908077
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31475798

Lancet. 2019. doi: 10.1016/S0140-6736(19)31887-2
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31484629

Lancet. 2019. doi: 10.1016/S0140-6736(19)31957-9
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31484630

N Engl J Med. 2019. doi: 10.1056/NEJMe1910813.
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31475797


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>