Diabetologji

tet272022

Diabeti gjestacional rrit rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe cerebrovaskulare

Sipas një rishikimi sistematik të publikuar në BMJ, diabeti gjestacional te gratë shtatzëna rrit rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe cerebrovaskulare në të ardhmen.

"Edhe pse diabeti gjestacional zakonisht kalon pas lindjes, një numër në rritje i studimeve afatgjata sugjerojnë se ai vazhdon të ndikojë edhe me kalimin e kohës. Për shembull, gratë me një histori të diabetit në shtatzëni kanë një rrezik më të lartë për të zhvilluar diabet të tipit 2, sindromë metabolike dhe sëmundje renale kronike me kalimin e viteve", thotë autori i parë i studimit Wenhui Xie nga Universiteti i Pekinit në Kinë, duke vënë në dukje se njohuritë mbi sëmundjet specifike kardiovaskulare te gratë me diabet gjestacional janë ende të kufizuara.

Prandaj objektivi i studimit ishte të përcaktojë sasinë e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare dhe cerebrovaskulare, si dhe për tromboembolizmin venoz te gratë me një histori të diabetit të lidhur me shtatzëninë.

Rishikimi sistematik i literaturës solli 15 studime të cilët përfshinin 513,324 raste të diabetit gjestacional, 9,507 prej të cilëve me sëmundje shoqëruese kardiovaskulare dhe cerebrovaskulare.

Në anën tjetër, grupi i kontrollit përbëhej nga mbi tetë milionë gra pa diabet, nga të cilat 78,895 me sëmundje kardiovaskulare dhe cerebrovaskulare. Dhe rezultatet flasin vetë: "Krahasuar me grupin e kontrollit, gratë me diabet gjestacional kishin një rrezik të përgjithshëm të sëmundjeve kardiovaskulare dhe cerebrovaskulare të rritur me 45%, një rritje e cila për çdo patologji individuale ishte 72% për sëmundjet kardiovaskulare dhe 40% për sëmundjet cerebrovaskulare. Mundësitë për tromboembolizëm venoz gjithashtu u rritën me 28%.

Për më tepër, gratë me diabet gjestacional kishin gjithashtu një rritje të rrezikut për sëmundje koronare të zemrës, infarkt miokardi, insuficiencë karidake dhe iktus.

"Rezultatet e këtij rishikimi të metaanalizës kontribuojnë në një kuptim më të madh të rezultateve negative kardiovaskulare dhe cerebrovaskulare të lidhura me diabetin gjestacional, duke theksuar nevojën për ndërhyrje të hershme në gratë shtatzëna me rrezik të lartë dhe monitorimin e vazhdueshëm të grave shtatzëna që zhvillojnë diabet gjestacional", përfundojnë studiuesit.

 

BMJ 2022. Doi: 10.1136/bmj-2022-070244
https://doi.org/10.1136/bmj-2022-070244


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>