sht42014
Sporti në mbi 65 vjeç, ruan kockat dhe muskujt
Të qënit fizikisht aktiv mund të përmirësojë në mënyrë të konsiderueshme sistemin muskuloskeletikë dhe të vonojë efektet e plakjes. Kjo është e vërtetuar nga një kërkim bërë në Rhode Island Hospital publikuar në Journal of American Academy of Orthopaedic Surgeons.
Kirurgët ortopedë kanë përmbledhur studimet më të fundit të atletëve të nivelit të lartë mbi 65 vjeç dhe kanë zhvilluar një model trajnimi dhe ushtrimesh fizike që u rekomandohen të gjithë atyre që kanë kaluar pragun e 65 vjet. Kirurgu ortopedë
Bryan G. Vopat i cili është edhe drejtuesi i kërkimeve shprehet: Problemt fizike që vihen re me plakjen mund t'i atribuohen jetës sedentare dhe jo vetëm plakjes".
Autorët i rekomandojmë personave mbi 65 vjeç që të fillojnë një regjim të kombinuar të aktivitetit fizik që përfshin ushtrime force, tonifikim, fleksibilitet dhe ekuilibër. Ushtrimet e forcës dhe të rezistencës përfshijnë veprimtari aerobike, stërvitje intensive dhe të moderuara për pjesën e poshtme dhe të sipërme të trupit për të rritur dendësia e kockave dhe për të reduktuar rrezikun e frakturave shembjeve dhe distorcioneve akute. Tonifikimi përfshin ushtrime fizike me intensitet të lartë, që duhet të kryhen për të paktën 150 minuta në javë. Së fundi, 2 ditë në javë me ushtrime statike dhe dinamike të mjaftueshme për të ruajtur ekuilibrin dhe fleksibilitetin.