jan222015
Pedalimi shmang sëmundjet që favorizojnë plakjen
Një studim i ri konfirmon që pedalimi jo vetëm që do të të bëjë të dukesh mirë, por do të të bëjë të dukesh dhe më i ri.
I publikuar në gazetën e Psichology, kërkuesit shkencor nga King's College Londër dhe Universiteti i Birmingamit, vërtetuan se çiklistët mbi moshën 55 vjeç "kanë nivele të funksioneve psikologjike që do t'i bëjnë ata më të rinj krahasuar me popullsinë në përgjithësi".
Duhet të theksohet fakti se studimi është fokusuar në çiklistët të cilët ishin të rregullt dhe jo ata sporadikët, pra te ata që ishin të aftë të bënin 100 kilometra në më pak se 6.5 orë. Kjo është një kategori e vogël çiklistësh.
Kërkuesit shkencorë i vendosën çiklistët në shumë teste dhe në fakt nuk arritën të përcaktonin moshën e tyre përmes matjeve të ndryshme, çdo gjë varionte nga njëri tek tjetri dhe pa asnjë lidhje me moshën.
Por, Profesor Norman Lazarus thotë: "Në mënyrë të pashmangshme trupat tanë bien me moshë, por duke qëndruar fizikisht aktivë i krijojmë vetes mundësinë që të fitojmë disa vite jetë krahasuar me njerëzit që bëjnë jetë sedentare.Pedalimi jo vetëm që të mban mendërisht aktiv, por kërkon gjithashtu edhe bashkërendimin e disa sistemeve të trupit, si muskujt, zemrën dhe mushkëritë, për të cilat ne kemi nevojë për të qëndruar të shëndetshëm dhe për të reduktuar prekjen nga disa sëmundje".
Profesor Stephen Harridge konkludon: " Për shkak se shumica e popullsisë është shumë sedentare, tendenca shkon drejt pranimit të faktit se sedentarizmi është i pashmangshëm për kushtet e njerëzimit.
Megjithatë, duke patur parasysh se trashëgimia jonë gjenetike rrjedh nga një periudhë me aktivitet të lartë fizik, të jesh fizikisht aktiv duhet konsiderohet si një çelës suksesi në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqënies gjatë gjithë jetës".