Focus

dhj42015

Prognoza e kancerit të gjirit mund të lexohet në sistemin imunitar

tags: Studim

Dy kërkime të zhvilluara nga Departamenti i onkologjisë në spitalin "San Raffaele" në Milano në bashkëpunim me Institutin Italian të Tumoreve, janë publikuar në revistat "Annals of Oncology" dhe "Clinical Cancer Research". Ato ofrojnë një përmbledhje mbi rolin e sistemit imunitar në kancerin e gjirit dhe mbi strategjitë që lejojnë identifikimin e pacienteve me perspektivat më të mira për të arritur përfitime nga trajtimet në dispozicion, si dhe kufizimin e përsëritjeve.
Studimi i publikuar në "Annals of Oncology"ka marrë në shqyrtim paciente me nëntip Her2-pozitiv në kancerin e gjirit (te i cili ekzistojnë tre nëntipe kryesore: a) varianti luminal që shpreh receptorin për estrogjenet, por jo për proteinën Her2; b) ai Her2 pozitiv dhe c) triplo-negativ ku nuk shprehet asnjë proteinë). Pacientet e trajtuara me antitrupa monoklonale anti-Her2 bashkë me kemioterapinë e zakonshme i janë përgjigjur trajtimit në nivele të ndryshme. Sipas autorëve ky variacion varet nga  proteina Pdl1, që ndikon në frenimin e sistemit imunitar dhe vepron si frenuese ndaj terapisë.
Studimi i publikuar në "Clinical Cancer Research" sinjalizon rolin e sistemit imunitar në përcaktimin e riskut për përsëritje dhe përgjigjen ndaj kemioterapisë në nëntipin triplo-negativ (zakonisht i përballuar vetëm me kemioterapi). Autorët kanë identifikuar një marker imun të përbërë nga 6 gjene të lidhura me linfocitet T dhe i kanë ndarë pjesëmarrëset (të cilat ishin më shumë se 3000) në tre grupe: me prani të qelizave imunitare të larta, të mesme dhe të ulëta. Ata kanë zbuluar se te pacientet me numër të lartë qelizash T - pra me shprehje të lartë të markerit, prognoza ishte e mirë edhe pa trajtim e po ashtu edhe më e favorshme në kemioterapi. 
Në anën tjetër gratë me shprehje të ulët të markerit shfaqnin një risk të lartë përsëritjeje, me më shumë se 40% probabilitet për të zhvilluar metastaza në dallim nga kemioterapia. "Këto rezultate na sugjerojnë që në tumorin e gjirit të shtojmë marrjen e barnave imunoterapike që zhbllokojnë efektin inhibitor të proteinave të tilla si Pd1", komenton Luca Gianni, drejtor i Departamentit të Onkologjisë mjekësore në spitalin "San Raffaele".
"Në bazë të këtyre të dhënave, - paralajmëron Maria Grazia Daidone, drejtoreshë e Departamentit të onkologjisë eksperimentale në Institutin e Tumoreve, - është aktivizuar një studim ndërkombëtar i koordinuar për të vlerësuar përdorimin e këtyre molekulave imunoterapike në kombinim me kemioterapinë në karcinomën triplo-negative lokalisht të avancuar".

Ann Oncol. 2015. doi: 10.1093/annonc/mdv395
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/26387142

Clin Cancer Res. 2015. doi: 10.1158/1078-0432.CCR-15-0757http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/26423797


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>