Focus

dhj102015

Vaksina anti HPV, edhe pas mohimit të efekteve anësore nga EMA polemikat vazhdojnë

tags: HPV, EMA

Vazhdojnë debatet lidhur me shfaqjen e mundshme të efekteve anësore pas administrimit të vaksinës kundër Papilloma Virus (HPV). Më shumë se 1300 vajza dhe gra të reja daneze të vaksinuara për HPV iu janë drejtuar qendrave të specializuara duke raportuar dy rrethana simptomatologjike: sindromën e dhimbjes komplekse rajonale (CRPS) që prek një gjymtyrë të trupit dhe sindromën e takikardisë posturale ortostatike (POTS), një gjendje ku frekuenca kardiake rritet në mënyrë anormale gjatë uljeve apo ngritjeve dhe asociohet me simptoma si marramendje, dobësi, gjendje të fikti, dhimbje, çrregullime, të vjella dhe lodhje.
Shqetësimet e shprehura nga opinioni publik dhe mediat lokale e shtynë Danimarka t'i kërkonte Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) një rishqyrtim mbi sigurinë e vaksinave anti-Hpv. Ky revizionim i nisur në muajin korrik, u përmbyll një javë më parë. Task forca europiane duke u bazuar edhe në garancitë e ofruara nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC), nuk ka gjetur ndonjë lidhje mes vaksinës dhe simptomave të shfaqura te vajzat daneze.
Por shqetësimi mbetet dhe ka nga ata që pohojnë se raporti i EMA-s është prekur nga konflikte interesi dhe nga varësia e informacioneve që tashmë ka publikuar. Mes tyre është Jesper Mehlsen, drejtor shkencor në "Sincope Unit Frederiksberg Hospital" në Danimarkë, i cili po trajton rreth 250 gra të reja me simptoma të nisura rreth dy muaj pas vaksinimit. "Dyshojmë për një rol shkakësor të vaksinës për shkak të përkimit të afërt në kohë të simptomave (CRPS) dhe (POTS) me vaksinimin, si dhe mungesën e shpjegimeve alternative" shpjegon Mehlsen. I të njëjtit mendim është Svetlana Blitshteyn, profesore e asociuar e neurologjisë në "University of Buffalo School of Medicine" në Nju Jork, e cila në vitin 2014 ka dokumentuar 6 raste pas vaksinimit kundër Hpv, të cilat pastaj u dyfishuan.
Edhe në Japoni janë sinjalizuar efekte anësore te gratë e imunizuara kundër Hpv duke bërë që të mos rekomadohet më vaksina që në vitin 2013. Por sipas EMA-s përfitimet e administrimit të vaksinës që shmang  dhjetëra mijëra të vdekur në Evropë çdo vit, i tejkalojnë risqet.
Tom Shimabukuro, zv/drejtor në Zyrën për sigurinë dhe imunizimin në CDC në Atlantë, kujton se kuadrivalenti i parë, Gradasil, është autorizuar nga FDA në vitin 2006, i ndjekur nga bivalenti Cervarix në 2009 dhe njëvalent Gardasil 9 2014. "Thuajse 80 milionë doza janë administruar në Shtetet e Bashkuara ndonëse nuk kanë dalë lidhje me sindroma të dhimbjes atipike apo disfunksione në trialet klinike para dhe pas aprovimit", pohon  Shimabukuro. Por ekspertët paralajmërojnë studime të pavarura. Debati vazhdon.

http://www.medscape.com/viewarticle/854469
 

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>