Focus

nën212018

OBSH: Udhëzime të reja për komorbilitetin te njerëzit me probleme të mëdha mendore

OBSH-ja ka botuar udhëzime të reja të bazuara në dëshmi për menaxhimin e patologjive fizike te të rriturit me çrregullime të rënda mendore. Dokumenti përfshin rekomandime mbi mënyrën e shëndetshme të jetesës, në lidhje me dietën, aktivitetin fizik dhe ndërprerjen e duhanpirjes, mbështetjen psiko-sociale dhe shqyrtimin e ndërveprimeve të mundshme ndërmjet barnave të ndryshme të përshkruara, për kushtet shëndetësore mendore dhe fizike.

"Shumica e vdekjeve të njerëzve me çrregullime të rënda mendore iu atribuohen sëmundjeve fizike, infektive ose sëmundjeve të tjera. Për fat të keq, njerëzit që i përkasin kësaj popullsie, shpesh, nuk kanë akses në shërbimet shëndetësore, ose marrin shërbim dhe parandalim jocilësor", thotë Graham Thornicroft, nga King's College London, drejtor i grupit të punës që ka hartuar udhëzimet.

Rekomandimet analizojnë trajtimin e njerëzve me sëmundje mendore të cilët gjithashtu vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, HIV/AIDS, tuberkulozi, hepatiti B dhe C, varësia ndaj duhanit dhe substancave të tjera, mbipesha dhe obeziteti. Dokumenti merr parasysh në mënyrë të thelluar ndërveprimet e mundshme ndërmjet barnave psikotrope ose antipsikotikëve dhe barnave për sëmundje të tjera.

Mes indikacioneve të tjera, për pacientët në rrezik për mbipeshë apo obezitet, OBSH-ja rekomandon fillimin e një bari psikotrop me një prirje të ulët për të shkaktuar shtim në peshë, pasi janë marrë parasysh dobitë klinike dhe efektet e mundshme negative. Për pacientët me çrregullime të rënda mendore dhe sëmundje paraekzistuese kardiovaskulare apo faktorë të rrezikut kardiovaskular, ekspertët rekomandojnë fillimin e një bari psikotrop me më pak efekt në zemër dhe enët e gjakut, ndërsa për ata me çrregullime të rënda mendore dhe diabet, mjekët duhet të marrin parasysh idenë e fillimit të një bari antipsikotik me një prirje të ulët për të shkaktuar hiperglicemi, duke pasur parasysh ndërveprimet e mundshme, duke monitoruar kontrollin glicemik dhe përshtatur dozën e nevojshme. Përsa iu përket sëmundjeve infektive, ajo thekson nevojën për të marrë në konsideratë ndërveprimet e mundshme midis barnave psikotrope dhe antiretrovirale, barnave për tuberkulozin dhe hepatitin B dhe C.

OBSH-ja rekomandon gjithashtu marrjen në konsideratë të ndërveprimeve të mundshme midis bupropionit e vareniclinës dhe barnave psikotrope, me programet e ndërprerjes së duhanit.

 

Udhëzimet OBSH
http://apps.who.int/iris/bitstream/handle/10665/275718/9789241550383-eng.pdf?ua=1


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>