Focus

nën142019

Sëmundjet neurodegjeneruese. Ish-futbollistët janë më në rrezik. Analiza retrospektive

Rreziku i vdekjes, i lidhur me sëmundjet neurodegjeneruese ka rezultuar më i lartë në një grup ish-futbollistësh profesionistë skocezë, krahasuar me kontrollet e përshtatura, në një analizë epidemiologjike retrospektive, të publikuar në "New England Journal of Medicine".

"Ish-futbollistët profesionistë të përfshirë në studim, kanë marrë edhe më shumë përshkrime barnash të lidhura me demencën, krahasuar me kontrollet", shpjegon Daniel Mackay (Instituti i Shëndetit dhe Mirëqenies në Universitetin e Glasgout në Skoci), autori kryesor i studimit.
Kërkuesit kanë ndjekur 7.676 ish-lojtarë për një periudhë mesatare prej 18 vjetësh që nga hyrja në studim, që është bërë në moshën 40-vjeçare. Analiza e të dhënave ka treguar se vdekshmëria e përgjithshme ka qenë 15,4% mes ish-futbollistëve dhe 16,5% mes 23.028 kontrolleve të përshtatura në bazë të moshës, gjinisë dhe statusit shoqëror. Vdekshmëria për të gjitha shkaqet ka rezultuar më e ulët mes lojtarëve, krahasuar me kontrollet para moshës 70-vjeçare dhe në vazhdim, është rritur.

Normat e vdekshmërisë, të lidhura me kardiopatinë ishemike dhe me kancerin e mushkërive, kanë qenë më të ulëta mes lojtarëve, ndërsa normat e vdekshmërisë për shkak të iktusit apo të sëmundjes cerebrovaskulare kanë rezultuar të ngjashme mes lojtarëve dhe pjesëmarrësve të kontrollit. Megjithatë, vdekshmëria e përllogaritur duke marrë në konsideratë rastet me sëmundje neurodegjeneruese të shënuara si shkaqe primare të vdekjes, ka qenë 1,7% te lojtarët, krahasuar me 0,5% te kontrollet. Gjithashtu, barnat e lidhura me demencën, u janë përshkruar më shpesh lojtarëve, krahasuar me kontrollet.
Një analizë sipas nëngrupeve nuk ka treguar dallime të dukshme mes portierëve dhe roleve të tjera të lojtarëve, sa i përket vdekshmërisë së shkaktuar nga sëmundja neurodegjeneruese, por barnat e lidhura me demencën, u janë përshkruar më shpesh portierëve.

"Rezultatet tona, që mund të jenë të çmuara për të ofruar informacione për atë që merret me menaxhimin e rreziqeve në sport, rikërkojnë konfirmim në studime perspektive, por duket e qartë se goditja e përsëritur e topit me kokë, i ekspozon futbollistët ndaj rreziqeve", përfundojnë autorët.
Në një editorial shoqërues, Robert Stern (Universiteti i Bostonit), nënvizon se këto rezultate mund të mos jenë të vlefshme për atletët joprofesionistë, ndaj fton që të mbajmë parasysh përfitimet që ka për të rinjtë, angazhimi në sport.
"Megjithatë, përfundon editorialisti, ka tashmë prova të qarta që mbështesin faktin se goditjet e përsëritura të topit me kokë në futbollin profesionist, janë një rrezik shqetësues që duhet të mbahet parasysh".


NEJM 2019. Doi: 10.1056/NEJMoa1908483
https://dx.doi.org/10.1056/NEJMoa1908483

NEJM 2019. Doi: 10.1056/NEJMe1912071
https://dx.doi.org/10.1056/NEJMe1912071


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>