Focus

mar262020

Izolimi dhe ndikimi i tij psikologjik. Karantina është e dobishme, por shëndeti mendor testohet rëndë

Në një përmbledhje të shpejtë të literaturës, botuar në "Lancet", studiuesit e Departamentit të Mjekësisë Psikologjike në Kolegjin "King" të Londrës, ekzaminuan ndikimin psikologjik të karantinës dhe sugjeruan disa metoda për pakësimin e këtyre efekteve.
"Për shkak të epidemisë së coronavirusit të dhjetorit 2019, shumë vende u kanë kërkuar njerëzve që kanë rënë në kontakt me infeksionin, që të izolohen në shtëpi, ose në një strukturë të dedikuar për karantinë. Vendimet se si të aplikohet karantina duhet të bazohen në provat më të mira të disponueshme, kështu që ne duam të thellohemi në këtë çështje", shpjegon Samantha Brooks, autore kryesore e studimit.

Studiuesit kryen një rishikim të ndikimit psikologjik në karantinë, bazuar në 24 punime, duke përdorur tre baza të të dhënave elektronike. Studimet e analizuara raportuan efekte psikologjike negative, mes të cilave simptomat e stresit post-traumatik, konfuzion dhe zemërim. Faktorët më të mëdhenj të stresit përfshinin kohëzgjatje më të madhe të karantinës, frikë nga infeksioni, frustrim, mërzi, furnizime dhe informacione jo të mira, humbje financiare dhe stigmë.
Disa raporte sugjerojnë që mund të ketë efekte afatgjata në mirëqenien psikologjike të një individi dhe në shëndetin mendor, veçanërisht në lidhje me nervozizmin, frustrimin dhe zemërimin. Sidoqoftë, megjithëse karantina mund të ketë një ndikim psikologjik negativ, kjo është një mënyrë e rëndësishme për të frenuar përhapjen e sëmundjes. Sipas studiuesve, autoritetet duhet të mundësojnë që përvoja të jetë e qëndrueshme, duke siguruar gjëra të caktuara të nevojshme, përfshirë ushqimin, furnizimet mjekësore e ujin dhe duke propozuar fillimin e aktiviteteve krijuese, por mbi të gjitha, duke siguruar informacion të qartë për publikun. Një aspekt tjetër që nuk duhet anashkaluar është ai i thirrjeve për altruizëm, duke i kujtuar popullatës përfitimet e karantinës për tërë shoqërinë.

Autorët theksojnë se rishikimi ka disa kufizime, duke marrë parasysh që bazohet vetëm në disa studime të ngushta që nuk përfshijnë hapësira të mëdha siç janë qytetet ose vendet, por vetëm grupe të vogla njerëzish, ndonjëherë në izolim me zgjedhje.

 

Lancet 2020. Doi: 10.1016/S0140-6736(20)30460-8
https://doi.org/10.1016/S0140-6736(20)30460-8


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>