Focus

dhj172021

Zbulohen në trurin e vogël, qelizat që shtypin urinë

Një ekip kërkimor i udhëhequr nga Nicholas Betley, profesor i asociuar i biologjisë në Institutin Scintillion të San Diegos, ka zbuluar një nëngrup të neuroneve cerebelare që sinjalizojnë ngopjen pas ngrënies. "Neuronet në bërthamat e thella anteriore të trurit të vogël (aDCN) janë të përfshira me një efekt domethënës, në rregullimin e përmasave të vaktit të minjve laboratorikë. Kafshët në studim hanë me të njëjtën frekuencë si minjtë e kontrollit, por duke reduktuar çdo vakt me 50-75%", thotë biologu, bashkautor i një studimi të sapopublikuar në Nature.

Kur studiuesit bënë të kundërtën, duke frenuar të njëjtat neurone, minjtë hëngrën vakte më të mëdha se normalja. "Ndërsa reduktimi i ushqimit shpesh mund t'i bëjë njerëzit dhe kafshët ta kompensojnë duke ngrënë më shumë ushqim më vonë, kafshët e stimuluara nuk e bënë këtë dhe përmasat e aktivitetit metabolik mbetën të qëndrueshme", shkruajnë autorët, që duke u përqendruar në një nënbashkësi të neuroneve aDCN, që kanë demonstruar se aktivizohen nga ushqimi, janë thelluar në rolin që kanë në rregullimin e urisë dhe ngopjes: te kafshët e uritura, këto neurone aktivizohen me shpejtësi pas marrjes së ushqimit, ndërsa te minjtë e ngopur mbeten të qeta. "Një fakt interesant është se duke aktivizuar neuronet aDCN të lidhura me një furnizim të reduktuar të energjisë, bërthama striatum ventrale cerebrale përmbytet me dopaminë", shpjegojnë studiuesit, të cilët, për të kuptuar më mirë marrëdhënien midis sekretimit të dopaminës dhe aktivitetit të aDCN-ve, aktivizuan neuronet një orë para se t'u jepnin minjve për të ngrënë.

Duke vepruar kështu, ata zbuluan se ndërsa minjtë normalisht kanë një pik në nivelet e dopaminës pas marrjes së ushqimit, kjo nuk ndodh duke aktivizuar neuronet cerebelare. "Akumulimi i dopaminës në striatumin ventral është i lidhur me rrugët e shpërblimit nervor. Ne mendojmë se kjo është arsyeja pse kafshët ndalojnë së ngrëni: vazhdimi i të ngrënit nuk është më shpërblyes", thotë Betley. Dhe ai përfundon: "Hapi tjetër do të jetë përsëritja e këtyre rezultateve te njerëzit, duke përdorur stimulim jo-invaziv të trurit. Një qasje e tillë mund të ofrojë një mënyrë të re për trajtimin e obezitetit".


Nature 2021. Doi: 10.1038/s41586-021-04143-5
http://doi.org/10.1038/s41586-021-04143-5 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>