Focus

kor12022

Të qëndruarit ulur për një kohe të gjatë lidhet me një rrezik të shtuar të vdekjes dhe ngjarjeve kardiovaskulare

Sipas një studimi të botuar në JAMA Cardiology, qëndrimi ulur më shumë se 8 orë në ditë rrit shanset për vdekje dhe ngjarje kardiovaskulare (CVD). Në këtë përfundim arritën studiuesit pasi analizuan të dhënat nga testi PURE (Prospective Urban Rural Epidemiology) dhe monitoruan mbi 100,000 të rritur rezidentë në 21 vende për një periudhë nga 8 deri në 12 vjet. "Sa më shumë kohë në ditë të kalohet ulur, aq më i lartë është rreziku i vdekjes së parakohshme dhe ngjarjeve të mëdha CVD, si: infarkti i miokardit, iktusi dhe insuficienca kardiake", thotë Scott Lear (Universiteti i Vankuverit), duke shpjeguar se rezultatet bazohen në të dhënat e marra nga 105,677 të rritur ndërmjet 35-70 vjeç (mosha mesatare, 50 vjeç; 59% gra) të grupit PURE. Gjatë një ndjekjeje mesatare prej 11 vjetësh, pati 6,233 vdekje dhe 5,696 ngjarje të mëdha kardiovaskulare. Pas rregullimeve të duhura statistikore duke përdorur modele multivariat, autorët vunë re se, krahasuar me ata që qëndronin ulur për më pak se 4 orë në ditë, ata që qëndronin për 8 ose më shumë orë kishin një rrezik të shtuar vdekjes nga të gjitha shkaqet dhe ngjarjet kryesore kardiovaskulare përkatësisht me 20% dhe 21%.

"Në anën tjetër, qëndrimi ulur për 6-8 orë në ditë shoqërohet me një rritje prej 12% të rrezikut të vdekjes dhe një rritje prej 13% të gjasave për CVD", vijon studiuesi, duke specifikuar se efekti shkak-pasojë, është i rëndësishëm për vendet me të ardhura të larta, të mesme dhe të ulëta, ishte veçanërisht i dukshëm në vendet me të ardhura më të ulëta.

"Ne vetëm mund të spekulojmë arsyen pse, por korrelacioni mund të varet nga faktorët socio-ekonomikë. Me fjalë të tjera, banimi në një vend me të ardhura të larta rrit mundësitë për të pasur punë më të paguar dhe një status më të lartë socio-ekonomik", shkruajnë autorët. "Është e rëndësishme që mjekët të kuptojnë se si të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë mund të rrisë gjasat për sëmundje dhe vdekje. Nga ana tjetër, nëse një person punon nga një pozicion ulur, stërvitja në kohë të tjera të ditës mund të ndihmojë në kompensimin e këtyre rreziqeve", përfundon Lear.

 

JAMA Cardiology 2022. Doi: 10.1001/jamacardio.2022.1581
http://doi.org/10.1001/jamacardio.2022.1581


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>