Focus

jan272023

Depresioni redukton aderimin ndaj terapisë pas ndërhyrjeve kardiake

Sipas një studimi të botuar në "JAMA Network Open", pacientët e diagnostikuar me depresion kanë më pak mundësi të ndjekin terapitë mjekësore thelbësore pas ndërhyrjejes koronarike perkutane (PCI), krahasuar me ata që nuk vuajnë nga depresioni.

"Dihet se depresioni mbart një rrezik të pafavorshëm kardiovaskular. Ne donim të kuptonim më mirë se pse ndodh kjo", thotë autori i kryesor i studimit Jared Magnani nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Pittsburghit.

Studimi ekzaminoi të dhënat nga më shumë se 124,000 pacientë të nënshtruar ndaj PCI-së dhe të diagnostikuar edhe me depresion, dhe përdori informacionet nga recetat e këtyre pacientëve për të monitoruar nëse ata kishin vazhduar me mjekimet e tyre për më shumë se 12 muaj pas ndërhyrjes.
Medikamentet e përshkruara përfshinin: betabllokuesit, antitrombocitet dhe statinat, dhe ekspertët vunë në dukje se 10-20% e njerëzve me depresion kishin më pak mundësi të merrnin mjekim në mënyrë të vazhdueshme pas PCI-së.

Ndërsa aderimi ndaj medikamenteve është një komponent kritik i parandalimit të sëmundjeve kardiovaskulare, faktorët social, të tillë si aftësia për të përballuar medikamentet ose nevoja për të zgjedhur midis pagesave për medikamente dhe sende të tjera thelbësore, mund të ndikojnë në aftësinë e një personi për t'iu përmbajtur trajtimit, madje edhe aksesi fizik në farmaci mund të jetë problem.

Sipas autorëve, për këtë arsye, ofruesit e shërbimeve duhet të prezantojnë shqyrtimin për depresionin për të zhvilluar mënyra për të përmirësuar aderimin ndaj mjekimit dhe rezultatet shëndetësore për pacientët. Studimi gjithashtu konfirmon se një pjesë e konsiderueshme e njerëzve me sëmundje koronare të zemrës kanë ose do të zhvillojnë depresion, dhe se njerëzit me depresion kanë një rrezik katër herë më të lartë për sëmundje kardiovaskulare.

"Ne ofrojmë terapi kritike dhe ndonjëherë jetëshpëtuese për pacientët tanë me sëmundje kardiovaskulare, ne përshkruajmë terapi që e dimë se mund t'i ndihmojnë ata. Nëse depresioni kërcënon ose zvogëlon aftësinë e tyre për t'iu përmbajtur terapive të tilla, atëherë është thelbësore të trajtohet depresioni si pjesë e kujdesit dhe trajtimit kardiovaskular", përfundojnë ekspertët.

 

JAMA Network Open 2022. Doi: 10.1001/jamanetworkopen.2022.46317
http://doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2022.46317

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>