Gjinekologji

tet32018

Tumori i gjirit. Gjenetika ndihmon për të vendosur kush ka nevojë për terapi shtesë

Sipas një studimi të publikuar në "New England Journal of Medicine", terapia shtesë mund të mos sjellë përfitime te gratë me kancer të gjirit në fazë të hershme. "Rreth 70% e grave me karcinomë mamare të hershme, pozitive ndaj receptorëve hormonalë, HER2-negative dhe me linfonodul aksilar negativ, mund të mos kenë nevojë për kimioterapi pas operacionit. Një test gjenetik do të na japë mundësi të zgjedhim ata që kanë përfitime dhe ata që nuk kanë", thotë autori i studimit Joseph Sparano (Qendra e Kancerit "Albert Ajnshtajn" në Nju Jork).

Hulumtuesit kanë regjistruar 10,273 gra me kancer të gjirit të parakohshëm, që plotësojnë kërkesat e mësipërme dhe që i janë nënshtruar një testi gjenetik (Oncotype DX Breast Recurrence Score, di Genomic Health Inc.), për të vlerësuar rrezikun e përsëritjes me një rezultat që shkonte nga 0 në 100. Gratë (1629) që kanë marrë një rezultat më të ulët ose të barabartë me 10 u trajtuan me terapi endokrine, gratë (1,389) me një rezultat më të madh ose të barabartë me 26, u trajtuan me terapi endokrine dhe kimioterapi, ndërsa gratë (6.711) me rezultate 11-25 janë përzgjedhur në mënyrë rastësore për t'u trajtuar me terapi endokrine ose terapi endokrine dhe kimioterapi.

Analiza tregoi se grupi që ka ndjekur vetëm terapi endokrine kishte një normë mbijetese të lirë nga sëmundja në nëntë vjet, të barabartë me 83.3% dhe grupi i trajtuar me një terapi të kombinuar, prej 84.3%, një rezultat jo shumë i ndryshëm. E ngjashme në mes të dy grupeve ishte distanca e largët e rikthimit dhe mbijetesa e përgjithshme.

Një analizë shtesë, megjithatë, sugjeroi që te disa gra me një rezultat mesatar të testit gjenetik, shtimi i kimioterapisë mund të jetë i dobishëm në reduktimin e recidivave të largëta. Kjo ishte veçanërisht e vërtetë për gratë deri në 50 vjeçe, me një rezultat 16-25.

"Sipas rezultateve tona, gratë e çdo moshe, me një rezultat më të vogël ose të barabartë me 10, ato mbi 50 vjeçe, me një rezultat 11-25 dhe ato të moshës më pak se ose të barabartë me 50, me një rezultat 11-15, mund ta shmangin kimioterapinë shtesë", përfundojnë autorët.

 

NEJM 2018. Doi: 10.1056/NEJMoa1804710
https://www.nejm.org/doi/10.1056/NEJMoa1804710


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>