Gjinekologji

shk72023

Faktori kryesor i rrezikut për kancer gjiri, historia familjare apo densiteti?

Sipas një studimi të publikuar në "JAMA Network Open", gratë e depistuara për kancer gjiri mendojnë se historia familjare është faktori kryesor i rrezikut për këtë kancer, ndërsa për shumë prej tyre dendësia e gjirit nuk konsiderohej e rëndësishme.

"Densiteti është një faktor i pavarur rreziku për kancerin e gjirit. Edhe pse, ne kemi informacion për mënyrën se si gratë e perceptojnë rrezikun relativ të kancerit të lidhur me këtë faktor të vetëm", shpjegon Laura Beidler nga Shkolla e Mjekësisë Geisel, Hanover (SHBA), autorja kryesore e studimit.
Për të vlerësuar perceptimet e grave për densitetin kundrejt faktorëve të tjerë të rrezikut për kancerin e gjirit dhe për të eksploruar të kuptuarit e tyre për reduktimin e rrezikut në përgjithësi, studiuesit analizuan të dhënat e 2306 grave, të cilat iu nënshtruan anketave telefonike dhe intervistave gjysmë të strukturuara. 

Pjesëmarrëset e studimit që varionin nga 40-76 vjeç, raportuan rezultatet e mamografisë së fundit, nuk kishin histori të kancerit të gjirit dhe se kishin dëgjuar të flitej për densitetin e gjirit. Gratë krahasuan rrezikun e kancerit të gjirit të lidhur me densitetin me pesë faktorë të tjerë rreziku dhe përshkruan në mënyrë cilësore se çfarë mendonin se ndikonte në rrezikun për kancerin e gjirit dhe mënyrat për ta zvogëluar atë. Midis pjesëmarrëseve, 1,858 plotësuan pyetjet e rishikuara të perceptimit të rrezikut dhe u përfshinë në analizë.

Gjysma e grave të anketuara mendonin se dendësia e gjirit ishte një faktor rreziku më i madh sesa moslindja e fëmijëve, konsumimi i më shumë se një pije alkoolike në ditë ose pasja e një biopsie të mëparshme të gjirit.

Megjithatë, shumica e pjesëmarrëseve besonin se dendësia e gjirit ishte një faktor rreziku më i ulët krahasuar me të pasurin e një të afërmi të shkallës së parë me kancer gjiri ose të qenit obez ose mbipeshë. "Studimi ynë zbuloi nevojën për një edukim më gjithëpërfshirës në lidhje me rreziqet për kancerin e gjirit dhe strategjitë e parandalimit", përfundojnë autorët.

 

JAMA Network Open 2023. Doi: 10.1001/jamanetworkopen.2022.52209
http://doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2022.52209


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>