Mjekësi e përgjithshme

shk272023

Vitamina B1 redukton zhvillimin e migrenës

Sipas një studimi të botuar në "Headache", marrja e vitaminës B1 në doza të larta ul ndjeshëm mundësitë për zhvillimin e migrenës, veçanërisht te gratë.

Dhimbjet e forta të kokës dhe migrena janë ndër çrregullimet më të zakonshme neurologjike në mbarë botën. Disa kërkime të kryera më herët kanë zbuluar se vitamina B, si pjesë e dietës, mund të reduktojë zhvillimin e migrenës.

"Qëllimi i studimit tonë ishte të identifikonte prevalencën e dhimbjes së rëndë të kokës ose migrenës dhe lidhjen midis marrjes së vitaminës B1 dhe riboflavinës me historinë e dhimbjes së kokës, duke përdorur një kampion të madh popullsie me përfaqësues kombëtare", shpjegon autori kryesor i studimit Dan Li, nga Universiteti Henan në Zhengzhou, Kinë.

Studiuesit analizuan të dhënat e të rriturve amerikanë, pjesëmarrës në National Health and Nutrition Examination Survey (NHANES) në periudhën 1999-2004, të cilët u pyetën për historinë e dhimbjes së kokës dhe marrjen e vitaminës B1 dhe riboflavinës nëpërmjet dietës.

Në studim u përfshinë 13,439 pjesëmarrës, nga të cilët 2,745 (21.6%) të rritur të moshës 20 vjeç ose më të vjetër raportuan se kishin përjetuar dhimbje të forta koke ose migrenë në tre muajt e mëparshëm.

Marrja e vitaminës B1 nëpërmjet dietës lidhej në mënyrë të kundërt me dhimbjet e forta të kokës ose migrenën. Në analizën e shtresuar, lidhja mbeti e vlefshme në grupin e grave, ndërkohë që nuk u panë ndryshime të rëndësishme midis grupmoshave. Nuk u vu re asnjë lidhje negative e rëndësishme midis marrjes së riboflavinës nëpërmjet dietës dhe historisë së dhimbjes së kokës.

Pas shtresimit sipas gjinisë ose moshës, asnjë lidhje e rëndësishme nuk ishte e vlefshme midis riboflavinës dietike dhe migrenës.

"Nevojiten studime të mëtejshme klinike për të konfirmuar përfundimet tona dhe eksperimente të mëtejshme për të eksploruar mekanizmat e mundshëm për parandalimin dhe trajtimin e migrenës", përfundojnë autorët.

 

Headache 2022. Doi: 10.1111/head.14384
https://doi.org/10.1111/head.14384


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>