News

qer72014

Medscape, ja stili i jetës së mjekëve në SHBA

tags: obeziteti
Sa është numri i mjekëve obez? Dhe sa të lumtur janë? Janë të martuar apo single? Kush janë ata mjekë që bëjnë më shpesh burnout? Sa pushime bëjnë në vit? Përgjigjet e këtyre pyetjeve, dhe shumë të tjera janë publikuar në Medscape 2014, një prej faqeve të internetit më të njohura nga mjekët amerikanë. Për të vënë në dukje pikat e forta dhe të dobëta të lexuesve të tij , Medscape ka intervistuar nga mesi i tetorit deri në dhjetor 2013, saktësisht 31399 mjekë amerikanë të 25 specialiteteve të ndryshme. Ronald Viggiani , mjekë dhe redaktor i Medscape thotë : " Studimi ynë përpiqet të analizoj jetën e mjekëve jashtë profesionit të tyre : bindjet dhe idetëpolitike, besimin fetar, gjendjen civile, të ardhurat dhe lumturinë në rrethin e tyre, pra jashtë punës "  Vitin që shkoi raporti i Medscape ishte fokusuar mbi burnout, ndërsa këtë vit mbi stilin e jetës: ku dhe çfarë hanë, përdorimin e suplementëve, mjekësinë komplementare dhe atë alternative. Dhe në përgjithësi shëndeti i mjekëve është i mirë , sidomos në mesin e oftalmologëve dhe dermatologëve. Në fund janë të klasifikuar intesivistët (anestezi-reanimatorët) dhe shumë afër tyre në klasifikim gjenden kardiologët, internistët, nefrologët, psikiatrët dhe reumatologët. Pavarësisht shëndetit të mirë që kanë, thëmbra e akilit për mjekët mbetet mbipesha: edhe pse vetëm 8 % e të ankëtuarve pranojnë obezitetin. Më të shëndoshët janë kirurgët e përgjithshëm të ndjekur nga mjekët e familjes, gastroenterologët dhe pneumologët. Përkundrazi dermatologët, okulistët, kirurgët plastikë dhe alergologët priren të jenë më pak të shëndoshë. Por të jesh në formë do të thotë një  dietë e shëndetshme. 44% e mjekëve të shëndoshë janë ata që konsumojnë karbohidrate, mish, ushqim fast-food etj.  Ndërsa 62% e mjekëve me peshë normale, ndjekin një djetë me bazë fruta dhe perime. Dhe, surprizë, vetëm 16% e mjekëve mbipeshë janë duke u munduar të mbajnë një djetë të rregullt, në mënyrë që të reduktojnë kaloritë që marrin. Por, pinë shumë pak , pothuajse gjysma e mjekëve deklarojnë se konsumojnë më pak se një gotë alkool në javë , dhe rreth një e treta nuk pi fare. Megjithatë , shtesat ushqimore konsumohen shumë : më shumë se 60 % e mjekëve mbi moshën 45 i përdorur ato , dhe gati gjysma e të rinjve . Më të zakonshme janë multivitaminat , e ndjekura nga vitamina D , kalciumi dhe acide yndyrore si omega - 3. Por pavarësisht nga përdorimi i suplementëve, dietës së shëndetshme dhe mos përdorimit të alkoolit, edhe mjekët kanë të metët e tyre, e para dhe mbi të gjitha dhembje shpine, dhimbje artikulare dhe artrit. Dhe, si për çudi, më shumë se një e treta e mjekëve në Amerikë, përdorin mjekim alternative, ose shkojnë në qendra trajtimi apo kryejnë agopunturë. Por pasi vihen në rrugë të mbarë, sa prej tyre shkojnë me pushime? Anestezistët dhe radiologët janë ata që e shfytëzojnë të gjithë lejen vjetor, ndërsa endokrinologët dhe diabetologët shkojnë më pak më pushime. 
Okulistët janë ata që shprehen se vendi që i jep më shumë lumturi është shtëpia e tyre, vetëm 40% e të intervistuarve thonë se në vendin e  punës marrin një kënaqësi të veçantë. 
Tre të katërtat e të intervistuarve ishin të martuar, vetëm 10 përqind e tyre rezultonin të divorcuar. Sondazhi, i cili gjendet edhe në faqen e internetit të Medscape, përmban edhe shumë pyetje të tjera mbi të ardhurat, burnout dhe vulnetarizmin.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>