qer202014
Kombinimi vitamina D-kalçium mbron të moshuarit nga frakturat
Në personat mbi gjashtëdhjetë e pesë vjeç marrja çdo ditë e kalciumit dhe vitaminës D, ofron mbrojtje kundër rriskut për fraktura. Sipas një rishikimi të National Osteoporosis Foundation të publikuar në Cochrane Library, marrja e vitaminës D (kolekalçiferoli)nuk është e efektshmë nëse nuk shoqërohet me kalçium. Frakturat më të shpeshta janë ato të kolonës vertebrale, qafës së femurit dhe të artikulacionit të duarve që prekin 52 milion të moshuar amerikanë të diagnostikuar me osteoporozë ose ulje të masës kockore. " Kolekalçiferoli ka treguar një rol thelbësor në ruajtjen e shëndetit të kockave, por me avancimin e moshës njerëzit asimilojnë më pak vitaminë D nga burimet natyrore të tilla si rrezet e diellit apo nga ushqime (si peshkë dhe qumësht), duke e bërë të nevojshme marrjen e suplementëve", thotë Alison Avenell, profesoreshë e biokimisë klinike në Universitetin e Aberdinit në Skoci dhe koordinatore e kërkimit. Cochrane vlerësoi 53 studime me 91791 pjesëmarrës për të testuar nëse shtimi i kalciumit me ose pa kolekalçiferol mbron kundër frakturave. Konkluzioni? Në dozat dhe formulimet e marra nuk ka gjasa që vitamina D e pashoqëruar me kalçium të ul rrezikun frakturave në të moshuarit. "Ne nuk prisnim ndonjë gjë ndryshe duke pasur parasysh rezultatet e studimeve të mëparshme", shprehet studiuesja duke theksuar se shtimi i vitaminës D të lidhur me kalçium ka efekt mbrojtës për rrezikun e frakturave kokso-femorale në nëntë nga studimet e analizuara. Shifrat flasin vetë: në njëmijë të moshuar marrja e këtyre suplementëve sjell një frakturë më pak në vit në personat që jetojnë në famije dhe ky numër rritet në nëntë në të moshuarit që jetojnë në shtëpitë e të moshuarve apo në spitale. Por i duhet kushtuar vëmendje efekteve anësore, veçanërisht në njerëzit me gurë ose sëmundje të veshkave, me nivele të larta të kalçiumit në gjak, sëmundje gastrointestinale apo në rrezik për sëmundje kardiake. Avenell arrin në përfundimin: "Nga rishikimi del indikacioni për shtimin e kalçiumit dhe vitaminës D në të moshuarit e të dy gjinive, por është mirë të rikujtojmë se në personat me sëmundjet shoqëruese efektet e padëshiruara mund të anullojnë çdo përfitim që ne kishim parashikuar."