sht62014
I jepet çmimi "Hipokrati" Prof. Flora Peyvandi-t
Juria e çmimit "Hipokrati", i organizuar nga UNAMSI (
Unione Nazionale Medico Scientifica d'Informazione) dhe Novartis, ka vendosur për ti dhënë çmimin Prof.
Flora Peyvandi-t, mjekes me origjinë iraniane e cila ka kryer studimet e saj në fondazionin IRCCS Ca 'Granda, Ospedale Maggiore Policlinico, Milano. Çmimi iu dha profesoreshës në bazë të studimeve të saj mbi sëmundjet e rralla të gjakut dhe gjithashtu për angazhimin në përhapjen, përmes të cilit rezultatet e studimeve të saj e kanë bërë një jehonë të fortë në komunitetin shkencor dhe në opinionin publik.
Aktiviteti kërkimor i profesoreshës Peyvandi trajton dy aspekte kryesore të hemostasis: çrregullimet trombotike të shkaktuara nga shtimi i koagulimit (infarkt, ishemi cerebrale/AVC, iktus ) dhe çrregullime të gjakderdhjes të shkaktuara nga një reduktim i koagulimit të gjakut (hemofilia, sëmundja von Willebrand , mungesa të rralla të koagulimit). Ceremonia e dhënies së çmimit do të mbahet në Milano në pasditen e 1 Tetorit dhe parashikon, pas leksionit të Prof. Peyvandi, e cila do të thellohet në fushën e studimeve të saj, një panel diskutimi me titull "
Sëmundje të varfëra në informacion". Tryeza e rrumbullakët do të përmbajë (përmes kontributeve të ekspertëve dhe gazetarëve), kompleksitetin e komunikimit mbi sëmundjet e rralla, duke ofruar një kontribut për një subjekt mbi të cilin,shpesh, publiku është konfuz.