News

sht92014

Urdhri i Stomatologëve, një realitet i afërt

Në kuadër të Reformës në Arsimin e Lartë dhe në Shëndetësi , Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë pritet të shqyrtojë në parim brenda ditës së sotme Projektligjin "Për urdhrin e mjekëve në Republikën e Shqipërisë" dhe Projektligjin "Për urdhrin e stomatologut në Republikën e Shqipërisë".
Kujtojmë se ndryshimet në projektligjet e paraqitur si dhe ligjet aktuale për urdhrin e farmacistëve dhe për urdhrin e infermierëve kanë qenë një nismë e Këshillit të Ministrave, datë 09.06.2014.
Disa muaj më parë ne kemi marrë opinionin e dekanit të Fakutetit të Mjekësisë Dentare (FMD) të Universitetit të Mjekësisë (UMT)
Prof. Ferit Keraj i cili u shpreh optimist për krijimin e Urdhrit të Stomatologëve. "Ne duam që mjekëve të rinj tu vijmë në ndihmë me krijimin e Urdhrit të Stomatologëve, i cili do të jetë një institucion koordinimi i praktikës profesionale të tyre dhe do të shërbejë si një institucion kontrolli për procesin e praktikës," shprehet ai në intervistë. Por ende nuk janë krijuar strukturat e duhura për të koordinuar punën dhe aktivitetin e Urdhrit të Stomatologëve.
Në ditët në vazhdim Doktor33 do ju informojë mbi zhvillimet e kësaj çështjeje kaq në zë,  si dhe do t'ju mundësojmë opinionin e Presidentit të Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë Prof. Din Abazaj.

Klikoni këtu për të shkarkuar Projektligjin "Për urdhrin e stomatologut në Republikën e Shqipërisë" dhe Relacionin e paraqitur nga Këshilli i Ministrave.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>