nën112014
Seminar Ndërkombëtar për Shëndetin e Fëmijëve dhe të Rinjve si dhe Takimi i Anëtarëve të HBSC
Ditën e nesërme në ambientet e Hotel Tirana International nis Takimi i Rrjetit Ndërkombëtar të HBSC (Health Behavior in School-Aged Children). Shqipëria aderon prej vitit 2008 në këtë rrjet i cili përbëhet nga 43 vende anëtare. Është hera e parë që vendi yn mikpret takimin e anëtarëve (Autumn Metting) që do të mbahet në Tiranë, 12-14 Nëntor. Në takim do të marrin pjesë 74 profesionistë të shëndetit nga e gjithë Europa.
Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me
Fakultetin e Shëndetit Publik, dhe në mbështetje të
Ministrisë së Shëndetësisë, në pjesën e parë të ditës së nesërme do të organizoj seminarin me temë: "Seminar Ndërkombëtar për Shëndetin e Fëmijëve dhe të Rinjve", ku do të flitet për sfidat dhe oportunitetet gjatë realizimit të studimit të HBSC të zhvilluar në vitet 2010-2014.
Takimi do të përshëndetet nga Ministri i Shëndetësisë z. Ilir Beqaj si dhe nga Z/Koordinatorja ndërkombëtare e HBSC znj. Manuela Bello.
Klikoni në
Download Center për më shumë informacion mbi seminarin që ISHP organizon.
HBSC Autumn Meeting