News

jan122015

Sëmundjet neurodegjenerative mund të çojnë në krim

tags: Alzheimer

Sipas një studimi të publikuar në Neurology prania e një sëmundjeje neurodegjenerative mund të çojë në sjellje kriminale në disa persona, edhe pse personat me Alzheimer ka më pak të ngjarë të kryejnë krime.
"Sëmundjet neurodegjenerative mund të shkaktojnë mos-funksion të aftësive të të menduarit, në funksionet ekzekutive, në përpunimin e emocioneve, në sjelljet seksuale, në qëndrimin ndaj violencës dhe në vetë-ndërgjegjësim. Të gjitha këto mund të çojnë në sjellje antisociale dhe kriminale", shpjegon Madeleine Liljegren, e Universitetit të Lund në Zvicër, e cila së bashku me një grup studiuesish të tjeraë ka ekzaminuar tipin dhe frekuencën e sjelljeve kriminale në pacientët me sëmundje neurodegjenerative duke ekzaminuar 2.397 kartela klinike të personave të vizituar nga 1999 deri në 2012 pranë Qendrës së Memories dhe Plakies në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko. Midis pjesëmarrësve ishin 545 individë me Alzheimer, 171 ishin prekur nga demenca fronto-temporale (bvFTD) me ndryshime të rëndësishme të sjelljes, 89 kishin dëmtime sematike si afazi primare progressive me dëmtime të të folurit dhe 30 me sëmundjen Huntington të trashëguar. "Të dhënat mjekësore treguan se 8,5% e subjekteve kishte patur një histori të sjelljes kriminale gjatë sëmundjes", pohon studiuesi. Ndër diagnozat e ndryshme, pacientët që kishin kryer krime ishin 7,7% e atyre me sëmundjen Alzheimer, 37,4% e atyre që kishin bvFTD, një e treta e pacientëve me afazi progresive, dhe një e pesta e pacientëve me Huntington. "Sjelljet kriminale ishin vjedhjet, që përbënin më të zakonshmet, krime seksuale, bastisjet dhe urinimi në publik. "Rezultatet e studimit sugjerojnë se nevojitet një sjellje vigjilente e mjekëve dhe familjarëve të pacientëve me sëmundje degjenerative, në mënyrë që t'i mbrojnë ata nga çdo telash i mundshëm me ligjin", përfundoi Liljegren.

JAMA Neurol, 2015. doi:10.1001/jamaneurol.2014.3781


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>