News

jan242015

Stresi në punë: për 50% të punonjësve europianë stresi përbën një situatë normale

tags: stres

Stresi në punë, një problem që shqetëson 80% të kompanive evropiane.
 Por ama, vetëm një e treta e tyre ka përshtatur procedurat për ta luftuar atë. Një problem të tillë e ngre Agjencia Evropiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (EU-OSHA) që ka publikuar në internet një guidë të dedikuar për menaxhimin e stresit të lidhur me punën. Në udhëzues lexohet: Stresi nuk është në vetvehte presioni i sfidave të përditshme, që janë një pjesë normale e jetës, por kur personi percepton "një mospërputhje mes kërkesave të punëdhënësit dhe burimeve fizike e mendore të vëna në dispozicion për t'i plotësuar këto kërkesa".
Nuk bëhet fjalë për një sëmundje, por kjo mund të shkaktojë probleme me shëndetin, si prirje më e madhe për t'u prekur nga vieruset e bakteret, si dhe një proces shërimi më i ngadaltë. Përtej gjërave të lidhura me jetën private, janë arsye të ndryshme që sjellin probleme në vendin e punës: mungesa e mbështetjes, përfshirje dhe informacion i pakët mbi detyrat përkatëse, ngacmime, kërkesa jashtëkapacitetit të mundur. Pasojat e rënda bien mbi shëndetin e individit, por edhe mbi kompanitë: ky është shkaku i gjysmës së mungesave në punë dhe bëhet fjalë për 50% të tyre, si dhe mungesat janë më të gjata sesa ato që vijnë nga probleme të tjera shëndetësore. Për më tepër, rrit mundësinë e incidenteve në vendin e punës.
Si rrjedhojë vjen ideja e një udhëzuesi elektronik për punëdhënësit, sidomos për ata që kanë më pak se 50 punonjës.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>