News

shk52015

Deklaratë për mediat nga Shoqata Pediatrike Shqiptare

Pas publikimit të videos së marrë në Shërbimin e Pediastrisë, në QSUT, ku një mjeke akuzohej për korrupsion, Shoqata Pediatrike Shqiptare ka dalë në mbrojtje të mjekes së shfaqur në video. Nëpërmjet një deklarate shoqata thekson se do të çojë për ndjekje penale personin që ka bërë videon pasi ai ka provokuar dhe dhunuar punonjësen e pediatrisë si dhe persona të tjerë në ambientet e spitalit.
Deklaratë për mediat
Nisur nga incidenti i ndodhur në shërbimin e urgjencës së Pediatrisë dhe më pas i publikuar dhe i amplifikuar në mënyrë jo korrekte në rrjetet sociale Shoqata Shqiptare e Pediatrisë dënon në emër të gjithë mjekëve dhunën fizike dhe verbale të ushtruar ndaj personelit mjekësor në krye të detyrës.
Personeli i shërbimit të Urgjencës Pediatrike, ku ndodhi incidenti, përballon çdo ditë një vëllim pune të jashtëzakonshëm (mbi 400 vizita në 24 orë) duke diagnostikuar, mjekuar dhe shpëtuar mijëra jetë fëmijësh nga e gjithë Shqipëria.
Ky përkushtim që meriton vlerësim dhe mirënjohje në realitet merr shpeshherë agresivitetin, dhunën verbale dhe fizike, të personave të papërgjegjshëm.
Mbështesim çdo iniciativë dhe hap të ndërmarrë nga organet ligjvënëse dhe ligjzbatuese në luftën kundër korrupsionit si në çdo fushë të jetës, ashtu edhe në sistemin shëndetësor, por denoncojmë fuqishëm çdo tentativë provokimi dhe përbaltjeje të sajuar për të ulur dhe denigruar figurën dhe dinjitetin e mjekut.
Lidhur me rastin konkret Shoqata Shqiptare e Pediatrisë ngre padi civile kundër personit që inskenoi dhe dhunoi mjeken në detyrë për këto arsye:
1- Ka shkelur procedurën e vizitës që ka të bëjë me privatësinë e pacientit (futet në vizitë pa mbaruar vizita e radhës).
2- Ka ushtruar dhunë verbale ndaj mjekes
3 - Ka ushtruar dhunë fizike ndaj mjekes
4 - Në vijim të qëndrimit të tij në ambientet spitalore personi në fjalë ka provokuar edhe pjëstarë të tjerë të personelit të kujdesit shëndetësor
Kërkojmë reagim të menjëhershëm dhe mbështetjen tuaj për vënien në vend të dinjitetit të personelit të kujdesit shëndetësor.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>