News

maj292015

31 maji Dita Botërore Pa Duhan. Statistikat në rritje epiqendër e shqetësimit global

Organizata Botërore e Shëndetësisë shënon më 31 maj Ditën Botërore Pa Duhan. Shqiptarët nuk heqin dorë nga duhanpirja dhe këtë e tregojnë shifrat e publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik, sipas të cilit Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të duhanpirësve krahasuar me numrin e popullsisë, ku 60% e tyre janë meshkuj dhe 18% femra (me një tendencë në rritje te femrat). Sipas ISHP-së më shumë se 3300 njerëz vdesin çdo vit si pasojë e duhanpirjes dhe parashikohet që deri në 2030-ën ky numër të rritet me 7500 njerëz.

Në këtë vit rëndësi të veçantë iu kushtohet statistikave, të cilat mbeten shqetësuese. Në rang botëror, më shumë se 5.4 milionë njerëz çdo vit vdesin nga duhani dhe patologjitë e lidhura me të. Deri në 2030-ën ky numër pritet të arrijë në 8 milionë, nëse nuk merren masa efikase kundër konsumit të tij. Ndonëse duhani është një ndër shkaqet kryesore të vdekjeve që prek 1/3 e atyre që e konsumojnë rregullisht, ai është ligjërisht i lejuar në nivel ndërkombëtar. Duhanpirja përbën një faktor risku për pjesën më të madhe të tumoreve, sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes, ato kardiovaskulare etj. Vendi ynë shpenzon 550 milionë euro në vit në produkte duhani, duke shkaktuar një humbje të madhe ekonomike si rezultat i kostos së lartë të kujdesit shëndetësor.

Një nga sloganet e këtij viti në fushatën kundër duhanit ishte edhe "Stop tregtisë së paligjshme të produkteve të duhanit", pasi sipas statistikave të Komisionit Evropian tregtia e paligjshme e tij i kushton BE-së një humbje prej 10 miliardë eurosh në vit nga të ardhurat tatimore dhe doganore.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>