News

mar132018

Rriten kuotat për specializimet në mjekësi. Rektori Gjata: Hiqet mesatarja për konkurrim

Për vitin akademik 2017-2018 është shtuar thuajse me 50, numri i kuotave të pranimit të kandidatëve që duan të ndjekin programet e specializimeve në Universitetin e Mjekësisë. Këtë vit, janë vënë në dispozicion 247 kuota për kandidatët brenda territorit të vendit, të ndara këto sipas degëve të ndryshme.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Arben Gjata, i pyetur nga Doktor33, sqaroi se këtë vit ka një risi pasi është hequr mesatarja për të konkurruar, duke iu dhënë mundësi të gjithë studentëve të futen në konkurrim. Por, nga ana tjetër, janë bërë ndryshime përsa i përket vlerësimit të përgatitjes së kandidatëve.

"Kandidatët vlerësohen me 70 pikë në konkurs, 25 pikë i përkasin mesatares së studimeve në Fakultetin e Mjekësisë dhe 5 pikë, i janë lënë intervistës. Më parë, intervista ka qenë me 10 pikë, por kemi menduar t'i japim më shumë rëndësi vlerësimit të mesatares së viteve të studimit. Këtu, pastaj, ata që kanë mesatare më të mirë, skualifikojnë ata me mesatare më të ulët", theksoi rektori i Universitetit të Mjekësisë, profesor Gjata.

Tarifa e konkurrimit në programet e specializimeve është 5 mijë lekë, ndërsa tarifa vjetore e shkollimit për studentët që ndjekin këto programe sipas vendimit më të fundit, është 115 mijë lekë. Fituesit duhet të depozitojnë menjëherë 30 % të tarifës vjetore të shkollimit.

Konkursi për specializimet është planifikuar të zhvillohet në muajin prill, por ende nuk janë përcaktuar datat.

Kliko këtu, për të lexuar: Udhëzimi Nr. 1, datë 06.03.2018 "Procedurat e pranimit dhe regjistrimit në programet e specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2017-2018". Publikuar më: 07/03/2018

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>