News

shk282020

Ende asnjë rast coronavirusi. Publikohet karantina: shtëpia e pushimit e ministrisë së Mbrojtjes në Durrës

Shqipëria nuk është prekur nga coronavirusi Covid-19, ndërsa janë kryer 18 testime për persona të dyshuar që kanë patur histori udhëtimi me vendet e prekura dhe kanë rezultuar negative. Ndërkohë, është publikuar vendi për karantinën, nëse do të shfaqet rasti i parë. Shtëpia e pushimit e ministrisë së Mbrojtjes është deklaruar si vend karantinë dhe thuhet se ajo është vlerësuar edhe nga ekspertët e OBSH-së.

Edhe pse coronavirusi është shumë afër nesh, si Itali, Greqi e Maqedoni, autoritetet konfirmojnë se ai nuk ka mbërritur ende në Shqipëri. Gjithsesi, janë shtuar masat mbrojtëse sidomos ndaj personelit mjekësor. Përveç fondit prej 1.2 milionë dollarësh akorduar për masa mbrojtëse, ka nisur edhe shpërndarja e 1.2 milionë maskave për mjekët dhe infermierët, pasi ata janë më të ekspozuar për t'u prekur nga coronavirusi.

Në Qendrën Kombëtare të Urgjencës mbërrijnë çdo ditë 1500 telefonata nga njerëz që dyshojnë se janë prekur nga coronavirusi, nisur nga simptomat që manifestojnë. Sipas drejtorit të QKUM-së, Skënder Brataj, 326 telefonata janë klasifikuar me kodin e ri të Covid 19 dhe ekipi është nisur për t'i transportuar sipas protokolleve të përcaktuara. Janë testuar në laboratorin e virologjisë në ISHP, i cili është i certifikuar për të përcaktuar diagnozën, gjithsej 18 raste, por ato kanë rezultuar negative.
Ndërkohë, në vendin tonë janë trajnuar gjithsej 800 vetë të personelit mjekësor, për mënyrën se si menaxhohet rasti kur dyshohet për Covid-19.

Ndërkohë, në raportimin e mbledhjes së Task Forcës, shefja e shërbimit infektiv prof. dr. Najada Como tha se janë shtuar dhomat e izolimit.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>