News

mar192020

Coronavirusi në Itali. Spitali i Bergamos: "Jemi në nevojë të dëshpëruar për personel"

Spitali "Papa Giovanni XXIII" në Bergamo, duke qenë një nga zonat më të goditura nga sëmundja dhe në "urgjencë të plotë", ka bërë një apel në anglisht për të gjetur staf edhe jashtë vendit.
"Jemi në nevojë të dëshpëruar për infermierë dhe mjekë, për pajisje ventilimi dhe mjete mbrojtëse personale", shkroi Stefano Fagiuoli, drejtor i Departamentit të Shëndetësisë.

Numri i vdekjeve për shkak të coronavirusit ka patur një rritje në Itali, më shumë se kurrë më parë. Gjatë 24 orëve të kaluara në Itali ka patur 475 vdekje në një numër të përgjithshëm prej afro 3,000 vetësh, duke kapërcyer kështu edhe rekordin e Kinës. Por, ka patur gjithashtu edhe një rritje të të shëruarve: 1,084 vetë, 37% më shumë se të martën, në një numër të përgjithshëm prej 4,025 vetësh. Të infektuarit janë 2,648 më shumë dhe në total 28,710 vetë; një trend i qëndrueshëm.

Ndërkohë, qeveria përgatitet për masa të reja shtrënguese, siç është ndalimi i aktiviteteve sportive në natyrë dhe vendosja e kufijve edhe për daljet jashtë për të bërë pazar. Kufizime të reja edhe për transportin.

 

Burimi: MEDIASET


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>