mar202020
Coronavirusi në Itali: piku i infeksionit, ndoshta pas 2 javësh
Ka të ngjarë që piku i urgjencës së coronavirusit në Itali "të mos vijë javën tjetër, por javën që vijon: të gjithë thonë se po shkojmë drejt pikut dhe shpresojmë që ky të jetë sa më shpejt të jetë e mundur".
Kështu ka thënë kreu i mbrojtjes civile, Angelo Borrelli. Sipas Borrellit, sido që të jetë, "do të jetë mirë të ndalohen sportet në natyrë. Nëse duhet të bëjmë sakrifica, duhet t'i bëjmë ato për të gjitha arsyet. Gjithashtu, duhet shmangur vrapi jashtë. Kjo do të bëhet për rreth dhjetë ditë, apo sa të jetë e nevojshme".
Sa iu përket maskave për qytetarët, ai thotë se "ato nuk kanë asnjë dobi, unë nuk i përdor kurrë". Gjëja më e rëndësishme është: "Të ruhen distancat e rekomanduara dhe mbi të gjitha, lani duart shpesh dhe shmangni kontaktet ndërnjerëzore në distanca shumë të ngushta".
Ndërkohë, një tjetër viktimë e coronavirusit mes forcave të rendit: në Bergamo ka vdekur gjatë natës një polic 47 vjeçar. Ai ishte shtruar në spitalin "Papa Giovanni XXIII" dhe prej vitesh shërbente në qendrën operative të komandës rajonale në këtë qytet. Polici ishte i martuar dhe ka lënë një vajzë 10-vjeçare.
Burimi: MEDIASET