News

nën192020

Terapia me vitamina në Covid-19. A është e vlefshme? Rekomandimet e Institutit të Lartë të Shëndetësisë në SHBA

Vitamina C dhe COVID-19

 

Rekomandimi për pacientët COVID-19, jo në gjendje kritike

Duke qenë se ka të dhëna të pamjaftueshme në dispozicion, Komiteti i Ekspertëve për Trajtimin e COVID-19 në NIH, nuk ka rekomandime pro ose kundër përdorimit të vitaminës C për trajtimin e COVID-19 te pacientët jo në gjendje kritike.

Arsyetimi:
Duke qenë se pacientët me Covid-19 jo në gjendje kritike kanë më pak të ngjarë të përjetojnë stres oksidativ apo inflamacion të rëndë, roli i vitaminës C në këto kushte, është i panjohur.

 

Rekomandimet për pacientët e sëmurë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Duke qenë se ka të dhëna të pamjaftueshme në dispozicion, Komiteti nuk ka rekomandime pro ose kundër përdorimit të vitaminës C për trajtimin e COVID-19 te pacientët në gjendje kritike.

Arsyetimi:
Nuk ka studime të plota të kontrolluara të vitaminës C në pacientët me COVID-19 dhe të dhënat e disponueshme vëzhguese janë të pakta dhe jo përfundimtare. Studimet e vitaminës C në pacientët me sepsis dhe pacientët me sindromën e distresit respirator akut (ARDS) kanë raportuar efikasitet të ndryshueshëm dhe disa shqetësime për sigurinë.

Më shumë informacion, do të gjeni në këtë link.

 

Vitamina D dhe COVID-19

Duke qenë se ka të dhëna të pamjaftueshme në dispozicion, Komiteti i Ekspertëve për Trajtimin e COVID-19 në NIH, nuk ka rekomandime pro ose kundër përdorimit të vitaminës D për parandalimin apo trajtimin e COVID-19.

Arsyetimi:
Mungesa e vitaminës D është më e zakonshme te pacientët e moshuar, tek ata obezë dhe me hipertension; këta faktorë janë lidhur me përkeqësimin e rezultateve te pacientët e sëmurë nga COVID-19. Në studimet vëzhguese nivelet e ulëta të vitaminës D janë lidhur me një rrezik të shtuar për pneumoni të fituar në komunitet te pacientët e moshuar dhe fëmijët.

Roli i suplementeve të vitaminës D në parandalimin apo trajtimin e COVID-19 nuk është i njohur. Arsyetimi për përdorimin e vitaminës D, bazohet gjerësisht në efektet imunomodifikuese që mund të mbrojnë nga infeksioni i COVID-19, apo në rënien e ashpërsisë së sëmundjes. Studimet vëzhguese që janë në zhvillim, po vlerësojnë rolin e vitaminës D në parandalimin dhe trajtimin e COVID-19.


Më shumë informacion, do të gjeni në këtë link.

 


Zinku dhe COVID-19

• Nuk ka të dhëna të mjaftueshme pro ose kundër përdorimit të zinkut për trajtimin e COVID-19.
• Komiteti i Ekspertëve për Trajtimin e COVID-19 në NIH, shprehet kundër përdorimit të suplementit të zinkut mbi dozën e rekomanduar ditore për parandalimin e COVID-19, përveçse në një studim klinik (BIII).

Arsyetimi:
- Përqendrimet e larta të zinkut brenda qelizave dobësojnë replikimin e një sërë viruseve ARN.
- Zinku rrit citotoksicitetin dhe nxit apoptozën kur përdoret in vitro me një jonofor zinku (siç është p.sh. klorokina).
- Klorokina ka demonstruar gjithashtu se shton përthithjen e zinkut brenda qelizave in vitro.
Marrëdhënia midis zinkut dhe COVID-19, përfshirë mënyrën se si ndikon mungesa e zinkut në ashpërsinë simptomave të COVID-19 dhe nëse suplementet e zinkut mund të përmirësojnë rezultatet klinike, është aktualisht në studim. Matja me saktësi e niveleve të zinkut është e vështirë, pasi zinku shpërndahet si përbërës i proteinave dhe acideve nukleike të ndryshme.

Suplementet e zinkut, të përdorura për një kohë të gjatë, mund të shkaktojnë mungesë bakri, me pasojë, defekte hematologjike të kthyeshme (si për shembull: anemi, leukopeni) dhe manifestime të mundshme neurologjike të pakthyeshme (si për shembull: mielopati, parestezi, ataksi, spasticitet).
Suplementet e zinkut për një kohëzgjatje 10-mujore janë lidhur me mungesën e bakrit. Veç kësaj, zinku oral mund të ulë përthithjen barnave që lidhen me katione polivalente. Për shkak se zinku nuk ka shfaqur përfitime klinike dhe mund të jetë i dëmshëm, Komiteti i Ekspertëve për Trajtimin e COVID-19 në NIH, shprehet kundër përdorimit të suplementit të zinkut mbi dozën e rekomanduar ditore për parandalimin e COVID-19, përveçse në një studim klinik (BIII).

Më shumë informacion, do të gjeni në këtë link.


Blerina Çizmja


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>