News

dhj92021

Omicron në Shqipëri. Dërgohen mostra për konfirmim. Deri më tani, qarkullon në 38 shtete

Mutacioni Omicron mund të ketë hyrë në Shqipëri, pasi në laboratorin e virologjisë ku analizohen mostra të testeve të marra nga qytetarët, ka sinjale për Omicron, por pritet konfirmimi zyrtar nga laboratori i referencës në Berlin, ku janë dërguar dhe vijojnë të çohen disa mostra. Iris Hasriba, përgjegjëse e laboratorit të virologjisë në ISHP thotë se në kuadër të monitorimit të situatës, vijojnë të dërgohen mostra në Berlin.

Por, si përzgjidhen mostrat e analizave që dërgohen për t'u vlerësuar në Berlin? Çfarë është vënë re ndryshe nga mostrat e tjera?

"Ka disa kritere. Përveç asaj që mund të shikojmë në laborator, një kriter shumë i rëndësishëm është ai epidemiologjik, pra, nëse pacienti pozitiv ka qenë kontakt i ndonjë rasti që ka ardhur nga vendet ku tashmë është kapur Omicron", shpjegon znj. Hasriba.

Sipas Hasribës, Omicroni bëhet shqetësues për përkeqësimin e situatës epidemiologjike kur në popullatë mbivendosen dy mutacione të rëndësishme, për shembull Delta dhe Omicron bashkë, pasi krijojnë mundësi për të lindur një tjetër mutacion që sillet ndryshe nga dy të parët.
Deri më tani, nga të dhënat që mbërrijnë nga 38 vendet e prekura nga Omicroni, thuhet se ka një klinikë me simptoma të lehta, pa shkaktuar humbje jete, por që përhapet shpejt.


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>