jan52022
Mjekët e familjes: Varianti Omicron po përhapet shumë shpejt. 95% e vizitave rezultojnë pozitive me Covid
Mutacioni Omicron i cili hyri në Shqipëri në fundin e vitit 2020, duket se po përhapet me shumë shpejtësi edhe në vendin tonë. Mjekët e familjes thonë se kanë mbingarkesë pasi gjatë vizitave që kryejnë, pjesa me madhe e pacientëve rezulton të jetë prekur nga Covidi.
"Nga 20 vizita që bëra vetëm gjatë paradites, 18 rezultuan pozitive. Po përhapet me shumë shpejtësi. Po vihet re që vetëm një ditë pasi rezulton një anëtar i familjes i prekur, ditën tjetër është infektuar e gjithë familja, duke e vështirësuar edhe më shumë situatën", shprehet doktoresha e Qendrës Shëndetësore nr. 3 në Tiranë, dr. Bruna Shiroka.
Omicroni duket se ka nisur të mbizotërojë në Shqipëri, ndonëse po qarkullojnë Delta dhe virusi i gripit Ah3N3. Por mjekët, nisur nga simptomat, arrijnë tanimë të bëjnë diferencën te pacientët.
"Në fakt, ka një kohëzgjatje më të shkurtër se në fillim. Kush është vaksinuar, e kalon më lehtë, por rëndon ata që nuk janë vaksinuar, ose nuk e kanë kaluar asnjëherë sëmundjen. Omicroni nuk prek mushkëritë, por prek më së shumti rrugët e sipërme respiratore", shprehet dr. Shiroka.
Këto ditë të para janari, kanë rezultuar të riinfektuar edhe individë të vaksinuar, por edhe ata që e kanë kaluar së afërmi sëmundjen, si në muajin tetor, apo nëntor, që presupozohet të kenë antitrupa të mjaftueshëm.
Alma Demiraj