gus302014
Obeziteti infantil: dobësimi në spital është më efikas
Trajtimi spitalor i fëmijëve dhe adoleshentëve të cilët janë obezë ka rezultuar më efikas se trajtimi ambulator vetëm në trejtimet afat shkurtër dhe jo në qëndrimet e gjata spitalore.
"Këto rezultate theksojnë nevojën për të zhvilluar strategji të qëndrueshme për të ruajtur humbjen në peshë ta arritur nga dietat e dobësimit", nënvizon
Olga van der Baan-Slootweg e
Qendrës së Obezitetit Infantil në Hilversum, Hollandë, autore e një studimi të publikuar në JAMA Pediatrics. Obeziteti infantil dhe i të të rinjve po merr konture epidemike, dhe nevojiten ndërhyrje efikase për trajtimin e tyre. Në këtë drejtim, efektiviteti relativ në aspektin e humbjes së peshës nëpërmjet terapisë spitalore në krahasim me trajtimin ambulatorë mbetet e panjohur, dhe për të shqyrtuar më në detaje studiuesit holandezë kanë projektuar një studim klinikë të randomizuar me një follow-up dy-vjeçarë i kryer në një qendër terciare referimi për obezitetin pediatrikë.
"Ne kemi rekrutuar 90 fëmijë dhe adoleshentë me obezitet të rëndë të moshës mes 8 dhe 18 vjeç, duke i caktuar në mënyrë rastësore të kryenin një trajtim rënieje në peshë me hospitalizim ose me regjim ambulatorë", thotë studiuesja duke na shpjeguar se të dy programet ofronin ndërhyrje rrënjësore në stilin e jetës për pacientët dhe familjet e tyre, duke përfshirë ushtrime fizike dhe edukim të mënyrës së ushqyerjes. Në fund të studimit, studiuesit gjetën se pas trajtimit ulja në indeksin e masës trupore ishte dukshëm më e lartë në grupin e pacientëve të hospitalizuar dhe mbipesha u eleminua gradualisht në 12 deri 24 muaj pas përfundimit të trajtimit.
Tomas Inge, i spitalit pediatrikë të Cincinnatit, Ohio në një editorial shoqërues shprehet: "Në qoftë se qëllimi përfundimtar është të kapërcejmë prirjen fiziologjike për të rifituar peshën pas trajtimit që solli dobësim, atëherë ne duhet të thellojmë njohuritë tona mbi rregullimin, edhe në nivel molekular, e peshës trupore dhe se si ajo bashkëvepron me të. Ne shpresojmë që në këtë mënyrë të zhvillojmë në të ardhshmen strategji më të efektshme në trajtimin e obezitetit të cilat marrin në konsideratë kompleksitetin e faktorëve biologjikë dhe psikosocialë themelor në ruajtjen e peshës së humbur."