jan242015
Case Report: Vitamina D, përmirëson simptomat te fëmijët autik
Sipas një përshkrimi të një rasti klinikë të publikuar rishtazi në Pediatrics, simptomat e autizmit janë përmirësuar në një fëmijë kinez të trajtuar me supplement të vitaminës D.
"Pacienti 32 muajsh u diagnostikua me një çrregullim të spektrit autik me bazë përqëndrimin bazal të 25-hidroksivitamina D (25 (OH) D), e barabartë me 13 ng/ml", shkruan Lin Du i Departamentit të neurologjisë pediatrike dhe neuroreabilitimit në Jilin University, Kinë. Në dritën e këtyre rezultateve u vendos dhënia e vitaminës D si shtesë, fillimisht me rrugë intramuskulare dhe më pas nga goja. Dhe në fund të muajit të dytë të terapisë, prindërit e pacientit vunë re përmirësim të ndjeshëm të sjelljes së tij: për shembull fëmija filloi t'i përgjigjej emrit të tij, të luante me lodrat e tij, dhe t'i kërkonte nënës dhe babit që ta mbanin në krahë. Në të njëjtën kohë është reduktuar edhe frkuenca e vetë dëmtimeve, si të vrapuarit në formë rrethi dhe përplasjet me kokë pas murit. "Matjet e mëtejshme treguan për një rritje të nivelit serik të 25(OH)D deri në 81ng/ml" shkruan Du në artikull, duke shpjeguar se vitamina D, dhe në vecanti D3 ose në saktë kolekalciferoli, ka funksione thelbësore në organizëm, jo vetëm për kockat dhe muskujt, por edhe për trurin. "Nivelet e ulta të D3 mund të luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e trurit, determinando anomali të ngjashme me ato të observuara në pacientët autik", shton, duke hipotezuar se përdorimi i suplementëve të vitaminës D mund të influencojnë modulimin e neuropeptideve që rregullojnë proceset imunologjike, duke reduktuar prodhimin e autoantikorpeve tek fëmijët autik. "Këto rezultate nuk duhet të gjeneralizohen, por duhen studime të mëtejshme për të kuptuar rolin e rënies së nivelit të vitaminës D në sindromin autik, dhe në qoftë se vendosja e niveleve normale të kolekalciferolit është në të vërtetë në gjendje të reduktojë simptomat e sëmundjes", përfundon Du.
Pediatrics. 2015 Jan;135(1):e196-8. doi: 10.1542/peds.2014-2121