maj112015
Sodi dhe potasi kanë efekte të ndryshme mbi presionin e gjakut tek adoleshentët.
Sipas një studimi të publikuar tek "JAMA Pediatrics" tre ose më shumë gramë kripe në ditë nuk kanë efekte negative tek adoleshentët ndërsa 2.400mg ditore prej potasi kanë një efekt ipotensiv në fund të adoleshencës. Komuniteti shkencor mendon prej kohësh se pjesa më e madhe e personave në SHBA konsumojnë kripë në sasi të tepruar, aq sa udhëzimet "Dietary Guidelines for Americans" rekomandojnë që të limitohet marrja e kripës në më pak se 2.300 mg në ditë tek individët nga mosha 2 deri në 50 vjeç. Sipas Lynn Moore i "Boston University School of Medicine" dhe bashkautore e artikullit, raporti i sodiumit dhe presionit arterioz tek fëmijët dhe adoleshentët në dietën ushqimore nuk është ekzaminuar gati asnjëherë në studime të caktuara. Kërkuesja dhe kolegët e saj kanë verifikuar efektet afatgjata të sodiumit dhe potasit mbi vlerat e presionit të gjakut në fund të adoleshencës. Për këtë qëllim autorët kanë përdorur të dhënat e "Growth and Health Study" të promovuara nga "National Heart, Lung and Blood Institute" tek i cili kanë marrë pjesë 2.185 vajza nga mosha 9 dhe 10 vjeç. Të dhënat e mbledhura tregojnë se konsumimi i sodiumit në sasi të njëjta ose më të larta se tre gramë ditore nuk ka efekte negative tek adoleshentet në lidhje me kontrollin e presionit të gjakut. Testet kanë treguar se vajzat që konsumojnë 3.500 mg në ditë kripë ose më shumë, kanë vlera diastolike më të ulëta në krahasim me vajzat që marrin më pak se 2.500 mg në ditë. Ndërkohë janë të ndryshme të dhënat e marra nga potasi: vajzat që kanë konsumuar më pak se 2.400mg në ditë ose më shumë, kanë vlera sistolike dhe diastolike më të ulëta se bashkëmoshataret të cilat konsumojnë sasi më të ulëta. "Këto të dhëna tregojnë se konsumimi i niveleve të larta të potasit me dietën ushqimore, shkakton tek adoleshenca e vonë, vlera të presionit të gjakut më të ulëta se ata të cilët e konsumojnë në sasi më të ulëta, ndërkohë nuk ka të dhëna mbi presionin e gjakut në lidhje më raportin e sodiumit-, shpjegon Moore, duke theksuar se rrezultatet e përfituara nuk konfirmojnë nevojën e reduktimit global të konsumit të sodiumit tek fëmijët dhe tek adoleshentët.
JAMA Pediatr. 2015. doi: 10.1001/jamapediatrics.2015.0411