Pediatri

gus62015

Dy biomarkatorë të Alzheimer-it janë me nivele të larta tek adoleshentët obezë

Sipas një studimi të publikuar te "Pediatrics" adoleshentët me insulino rezistencë kane nivele të larta të Aâ42 dhe PSEN1, dy proteina të cilat thuhet se kanë një vlerë parashikuese për sëmundjen e Alzheimer-it. Kjo haset më zakonisht tek adoleshentët obezë në krahasim me bashkëmoshatarët mbipeshë ose me peshë normale, ndërkohë që mungon çfarëdo lloj lidhjeje në moshën parashkollore-, shkruajnë autorët e artikullit, me autore kryesore Rosa Luciano e Deparatamentit të Mjekësisë Laboratorike në Spitalin Pediatrik "Bambino Gesù di Roma". Për tiu përgjigjur pyetjeve nëse shfaqja e rezisencës ndaj insulinës në moshë të vogël mund të shtojë rrezikun për të zhvilluar demencën dhe sëmundjen e Alzheimer-it, kërkuesit italianë kanë matur nivelet e dy proteinave të lidhura me zhvillimin e Alzheimerit dhe përkatësisht  beta-amiloidin Aâ42 dhe presenilinën 1 (PSEN1), në 101 fëmijë në moshë parashkollore mes moshës 2 dhe 5.8 vjeç dhe në 309 adeleshentë mes moshës 12 dhe 17.8 vjeç. Janë përjashtuar mbartësit e sëmundjeve kronike, shqetësimet endokrinike, infeksionet e hershme me inflamacion dhe nga ata që merrnin barna në gjëndje që të ndikojnë metaboizmin e karbohidrateve. Të dhënat e mbledhura tregojnë se adoleshentët obezë kishi nivele Aâ42 dhe PSEN1 më të larta se sa bashkëmoshatarët e tyre me peshë normale ose mbipeshë. "Nga analizat statistikore del se dy biomarkatorët ndërlidhen me insulino-rezistencën në mënyrë të pavarur nga masa trupore-, saktësojnë autorët, duke theksuar se fëmijët në moshën parashkollore nuk tregojnë asnjë lidhje midis ketij treguesi, Aâ42 ose PSEN1, nivelet e të cilave ishin më të ulëta në krahasim me ato të adoleshentëve. Nuk dihet nëse pjesmarrësit në studim do të zhvillojnë diabetin ose sëmundjen e Alzheimer-it, por kërkuesit theksojnë se lidhja midis Aâ42 dhe obezitetit në moshën e adoleshencës dhe jo parashkollore sugjeron se rritja në peshë mund të përshpejtojë procesin. "Domethënia klinike e këtyre vëzhgimeve duhet të qartësohet nga studime të tjera afatgjata-, përfundojnë autorët.

Pediatrics. 2015. doi: 10.1542/peds.2014-2391


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>