gus72018
Vetëmenaxhimi i obezitetit. Meshkujt dhe femrat ndryshojnë që në fëmijëri
Procesi i vetëmenaxhimit të obezitetit në fëmijëri, nuk është njësoj te femrat dhe te meshkujt. Në një studim të madh kohorte, me 6.400 fëmijë, në 24 muaj, meshkujt kanë patur rezultate më të ulëta në vetëmenaxhimin e obezitetit, krahasuar me femrat (mesatarisht, 13,7, përkundër 14,9). Në zonën më të dobët të vetëmenaxhimit, kanë hyrë 66,5% e meshkujve dhe 33,5% e femrave.
"Vetëmenaxhimi përfshin integrimin dhe modelimin e proceseve konjitive dhe emotive në mënyrë që ato të mbështesin sjelljen sociale, të orientuar drejt objektivave", shpjegojnë Sarah Anderson (Universiteti i Shtetit në Kolumbia) dhe Robert Whitaker (Universiteti Temple i Filadelfias), autorë të studimit.
Vetëmenaxhimi i dështuar gjatë fëmijërisë, ka qenë i lidhur, me pasoja afatgjata në shëndetin si të rritur, një nga të cilat ka qenë obeziteti. Mendohet se aftësia për vetëmenaxhim formohet herët në shëndetin e trurit. Mes fëmijëve që kanë marrë pjesë në studim, është vënë re një lidhje përgjithësisht e përzier mes vetëmenaxhimit fëmijëror dhe përhapjes së obezitetit në moshën 5,5-vjeçare, ndonëse përhapja e obezitetit ishte më e ulët te fëmijët që kishin patur më shumë rezultate në fëmijëri. Është interesante të vihet re se, gjithsesi, vajzat kanë shfaqur një lidhje në formën e shkronjës U mes vetëmenaxhimit dhe përhapjes së obezitetit, me norma më të larta të patologjisë në të katërtat më të larta dhe më të ulëta.
Autorët vënë re se rezultatet e tyre ngrenë pyetje mbi lidhjet e mundshme që ekzistojnë mes seksit dhe zhvillimit të vetëmenaxhimit, duke shtuar se në SHBA, shumë prindër e kujdestarë, në mënyrë të ndërgjegjshme ose jo, presin sjellje të ndryshme nga djemtë dhe nga vajzat. Kërkuesit dyshojnë se vajzat shpërblehen për një sjellje më të mirë, ndaj janë më të afta në vetëmenaxhim sesa djemtë, por në të njëjtën kohë, kanë pritshmëri më të larta sociale në shfaqjen e kësaj sjelljeje. Pra, kur pritshmëritë sociale kapërcejnë aftësitë e tyre, disa vajza mund të përjetojnë stres, që nga ana e tij, mund të shkaktojë dallimet e vëzhguara në ekuilibrin energjetik dhe në metabolizmin mes vajzave dhe djemve.
JAMA Pediatrics. 2018. doi: 10.1001/jamapediatrics.2018.1413
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30014141