Pediatri

gus162018

Steatoza hepatike favorizohet nga obeziteti në fëmijërinë e hershme

Te fëmijët obezë apo në mbipeshë gjatë fëmijërisë së hershme, rritet rreziku për të zhvilluar shenjat e steatozës hepatike jo alkolike (NAFLD) që në moshën 8-vjeçare, sipas një studimi të publikuar në "Journal of Pediatrics".
"Me shtimin e obezitetit infantil, shtohen edhe fëmijët e prekur nga NAFLD-ja", konfirmon autorja kryesore Jennifer Woo Baidal (Universiteti i Kolumbias në Nju Jork). Për të parë se sa ndikon mbipesha dhe obeziteti në fëmijërinë e hershme, te NAFLD-ja në vitet e mëvonshme, kërkuesit kanë vlerësuar 635 fëmijë: 48% vajza, 59% kaukazë, 21% të zinj, 6% hispanikë dhe 3% aziatikë. Te të gjithë pjesëmarrësit janë matur pesha, lartësia, masa dhjamore dhe perimetri i belit e i vitheve në moshën 3-vjeçare dhe pastaj në moshën 8-vjeçare, duke dozuar edhe nivelet hematike të alaninë transaminazës (ALT), që është konsideruar një surrogat i pranisë së NAFLD-së.

"Nivelet e ALT-së janë rekomanduar si metodë për kontrollin e NAFLD-së te fëmijët në rrezik dhe studimet mbi adoleshentët, i lidhin nivelet e rritura të ALT-së me rezistencën ndaj insulinës dhe me disfuksionin metabolik", shpjegojnë autorët. Nga rezultatet del se rreth një e treta e fëmijëve në moshën 3-vjeçare shfaqnin mbipeshë/obezitet dhe se në moshën 8-vjeçare, 23% e pjesëmarrësve kishte vlera të larta të ALT-së.

"Nivelet e ALT-së janë ngritur te 22.5% e obezëve 8-vjeçarë, krahasuar me 12.5% të atyre me peshë normale", thotë studiuesi, duke shtuar se, sipas të dhënave të tyre, për çdo rritje të mëtejshme prej 10 cm në perimetrin e belit në moshën tre vjeçare, shanset për të patur nivele të larta të ALT-së në moshën 8-vjeçare, thuajse janë dyfishuar. Bazuar në këto gjetje, autorët propozojnë matje të vazhdueshme të belit për të vlerësuar rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve të mëlçisë e të zemrës te fëmijët.

"Aktualisht, mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjen e mëlçisë është rënia në peshë, duke ngrënë më pak ushqime të përpunuara dhe duke ndjekur ushtrime fizike rregullisht. Sidoqoftë, nevojiten sa më shpejt strategji më të mira për të diagnostikuar, parandaluar dhe trajtuar këtë sëmundje tashmë që në fëmijëri", përfundon Woo Baidal.

 

J Pediatr. 2018. doi: 10.1016/j.jpeds.2018.01.069
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29627190


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>