Pediatri

shk122019

Gastroskiza. Shtimi i rasteve, lidhet me moshën e re të nënës dhe përdorimin e opioideve

Sipas një kërkimi të zhvilluar nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA, publikuar në "Morbidity and Mortality Weekly Report", prevalenca e gastroskizës është shtuar dhe lindin më shumë fëmijë me këtë problem në zona ku ka një përshkrim mesatar dhe të lartë të opioideve, krahasuar me zonat me norma të ulëta përshkrimi.

"Prevalenca e gastroskizës është shtuar në të gjithë botën. Një raport i mëparshëm i SHBA-së ka zbuluar se rastet e gastroskizës janë rritur gjatë periudhës 1995-2012, me një shtim të dukshëm kur nënat janë me moshë më të vogël se 20-vjeçare", shpjegon Tyiesha Short (CDC në Atlanta), autore kryesore e studimit. Kërkuesit kanë rigrupuar të dhënat që vinin nga 20 programe mbikëqyrjeje shtetërore, të bazuara në popullsi dhe kanë ekzaminuar prevalencën e gastroskizës specifike për moshën, gjatë të dyja periudhave, 2006-2010 dhe 2011-2015.

Më tej, ata kanë krahasuar prevalencën vjetore të gastroskizës me normat e përshkrimit të opioideve. Kështu, analiza e të dhënave, ka zbuluar se prevalenca e gastroskizës është shtuar me 10% nga periudha 2006-2010, në periudhën 2011-2015 (raporti i prevalencës 1,10) dhe ka konfirmuar një prevalencë më të lartë mes nënave me moshë më të vogël se 20 vjeçe. Ajo që nuk ishte vënë re më parë, ishte ama se prevalenca e gastroskizës është më e madhe se 1,6 herë në zonat me norma më të larta të përshkrimit të opioideve dhe 1,4 herë më e madhe në zonat me norma mesatare të përshkrimit të opioideve, krahasuar me zonat me norma të ulëta të përshkrimit të barnave të tilla (5,1 e 4,6, respektivisht, krahasuar me 3,2 për 10.000 të lindur të gjallë).

"Duke patur parasysh se pjesa më e madhe e fëmijëve me gastroskizë është lindur nga nëna me moshë më të vogël se 25 vjeçe, është e nevojshme që kërkimet të thellohen në përqendrimin mbi faktorët e mundshëm që shkaktojnë këtë lidhje mes moshës së re të nënës dhe sëmundjes. Rezultatet e analizës mund të përdoren për t'iu dhënë përparësi kërkimeve klinike mbi ekspozimin ndaj opioideve gjatë shtatzënisë dhe ndikimit të tyre të mundshëm mbi defektet në lindje", përfundojnë autorët.


MMWR Morb Mortal Wkly Rep. 2019. doi: 10.15585/mmwr.mm6802a2
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30653484


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>